UBT

Artistja Blerta Hoti shfaqet me ekspozitën personale të radhës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Blerta Hoti e cila tash më nuk është emër i panjohur, pas mbarimit të studimeve Bachelor dhe atyre post diplomime, Master në Fakultetin e Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina“ Prishtinë, për një kohë relativisht të shkurtër ajo punën e saj kreative si piktore profesionale e ekspozoi jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër, madje edhe përtej Atlantikut në Amerikën e largët. Artistja mori pjesë mbi 40 ekspozita kolektive në Kosovë dhe rajon, kurse ekspozita kolektive kjo është e pesta me radhë, për punën e saj u shpërblye disa here si në Colorado- USA, Francë, Prishtinë etj.

Këtë radhë ajo pas ekspozitës në Francë e cila u prit nga artdashësit francez jashtëzakonisht mirë tani ekspozon një cikël të punimeve të titulluar Peizazhe Imagjinative në galerinë e Raiffeisen Bankë në Prishtinë.

Ajo thotë se kërkimi im për peizazhin si koncept me erdhi kohë pas kohe, ide pas ideje nga ambientet natyrore nga pamjet e freskëta, nga natyra që i shtjellova me imagjinatë ku arrita t’i zbërthej në format e mija si një aventurë e këndshme.

Sipas saj Koncepti luan një rol shumë të rëndësishme në ndërtimin e një pikture pasi që aty është edhe domethënia që e përmban brenda, struktura apo shtrirja e ngjyrës, është shumë më lehtë të besh ndryshime mbi format natyrore të luash me formën, të provojmë një lloj të strukturës teknike në një pikturë peizazhi.

Hidromorava

Në këtë peizazh shihet një gërshetim mes reales dhe ekspresives ku bëhet një ndërlidhje e ngushtë mes hapësirës brenda sfondit, një ndërtim të zhdërvjellët, të lëvizshëm, e dinamik, deri në imtësi duke u munduar për të finalizuar pamjet e bukura dhe kapur bukurin e peizazhit.

Prekjet me brushë tregojnë linjat dhe shprehjet personale të fuqizuara me anë të ngjyrës që i jep kontrast duke u munduar t’i largohet monotonisë për t’i dhënë frymë dhe freski gjithë ambientit në pikturë.

Në këtë ekspozitë artistja do te marrë pjesë me gjithsej 15 piktura të dimensioneve të ndryshme teknika vaj në pëlhurë.
Ekspozita do të qëndroj e hapur një muaj nga data 1 mars./rajonipress/