ARKATANA

Artistët gjilanas ekspozojnë në Shkodër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shoqata e arteve pamore e Gjilanit ka hapur ekspozitë kolektive në galerinë e arteve në Shkodër. Me të dëgjuar se artistet Gjilanas do të prezantohen në hapjen solemne ishin shumë artistë të njohur shqiptar të cilët u ndan të befasuar me artin shumë të avancuar të Gjilanasve thotë Avni Behluli.

Është ky një bashkëpunim që kemi me artistët shkodran. Me këtë rast janë prezantuar 17 artist të kësaj shoqate me gjithsej 29 vepra arti.

Në këtë ekspozitë janë përfshirë të gjitha zhanret pamore duke filluar me pikturë, skulpturë, grafikë instalacion, ilustrim dhe fotografi artistike.

Ekspozitën e hapi drejtori i galerisë së arteve të Shkodrës, Artan Draqini i cili i përgëzoi artistët Gjilanas për një punë shumë profesionale të me vlera të larta artistike, pastaj të pranishmit i përshëndeti Avni Behluli koordinator i ekspozitës i falënderoi artistet Gjilanas për ftesën për të ekspozuar në Shkodër.

UBT

Behluli ka falënderuar drejtorin e galerisë për bashkëpunimin dhe të gjithë artistët miq të Shkodres – Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi që sot artistet Gjilanas po prezantohen para artistëve shkodran me një traditë shekullore, ku arti shqiptar ka bazamentin pikërisht këtu në vendlindjen e të madhit Kole Idromeno Da Vincit shqiptar” ka thënë Behluli.

Me një përshëndetje miqësore u shpreh edhe skulptori i respektuar Skender Kraja . Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy javë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.