Uji Dea

Artistët e sportistët, mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qindra sportistë dhe artistë të Gjilanit i kanë dhënë sot mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, për zgjedhjet e 8 qershorit, në debatin e zhvilluar para pak çastesh. Bujar Haziri, nga komisioni Kulturë, Rini dhe Sport i LDK-së, njeherit drejtor komunal, ka thënë se me të gjitha kapacitetet janë duke punuar për të avancuar këta sektorë në Gjilan, por për të pasur shumë më shumë sukses, tha se duhet të votohen kandidatët nga Gjilanit në mënyrë që në Kuvend të jenë zëri i sportistëve dhe artistëve.

Kandidatët për deputet nga Gjilani thanë se nëse iu jepet mundësia për t’i përfaqësuar në Parlament qytetarët, do të kujdesen për këta sektorë të rëndësishëm që të kenë buxhetin e merituar, në mënyrë që veprimtarinë e tyre ta kenë shumë më të lehtë drejt sukseseve të reja.

“E ofrojmë zotimin tonë për më shumë përkushtim ndaj jush. Ju keni dhënë shumica besimin që qeverisja lokale të udhëhiqet nga Haziri dhe këtij të fundit i duhet më shumë mbështetje nga Gjilani në Parlament. Mendoj që me një angazhim më të madh, sepse është një ndarje shumë e vogël për ju në buxhet nga qendra, unë disa herë e kam ngritur zërin për ju në Kuvend dhe me një përkujdesje më të madhe nga qendra do të jetë shumë më lehtë në Gjilan për ju. Sporti prekë gjeneratat e reja dhe me të vërtet është mëkat i madh me pasë kaq pak buxhet, duhet të ndërtojmë ambiente më të mëdha për sportistët dhe do të kemi projekte të mëdha. Kultura është në gjendje që kërkon shumë më shumë angazhim. Ju faleminderit shumë, që në kohë të pakohë, keni dhënë kreacion dhe gjithçka nga vetja juaj” tha zonja Lirije Kajtazi.

“Meqë vij nga fusha e sportit, jam shumë i ndjeshëm për këtë gjendje që është sporti dhe kultura. Ne kemi arritur që në nivel lokal të qesim në binarë këto sektore dhe me ndihmën tonë në Parlament, do të krijojmë mundësi që të ketë buxhetim më shumë për ta pasur më të lehtë funksionimin ju njerëzit e artit, kulturës e sportit. Do të krijojmë fonde që ta ndihmojmë sportin, artin e kulturën. Unë si kandidat do të jem shumë i përkushtuar ndaj jush që në muajt e parë të aprovohet ligji për sponsorizim”, ka thënë kandidati Murat Hoxha.

Mobi Casa

“Kultura edhe sporti në përgjithësi janë sektorë shumë të rëndësishme. Unë ju premtoj se do të jem i përgjegjshëm në Kuvend në mënyrë që t’ju ndihmojë me të gjitha kapacitetet. Ju jeni ambasadorë kudo që të shkoni dhe meritoni kujdesin tuaj. Pushteti lokal nuk mund të funksionoj pa nivel qendror. As arti as sporti, e as kultura nuk ka kufij. Ju i keni kaluar kufijtë. Unë do të zotohem para jush që ne do të jemi zëri juaj, do të jemi ata që ne do t’ju mbështesim. Për të qenë hisedar të kësaj, na duhet mbështetja juaj. Në këtë mandat do t’ua kthejmë dinjitetin”, tha nga ana e tij kandidati për deputet Naim Behluli.

“ Me ju, sportistët dhe artistët, kemi rrugëtuar së bashku që nga viti 1990 dhe në njëfarë mënyrë keni qenë ambasadorë të Kosovës në botë, duke prezantuar kulturën, artin e sportin në mënyrën më të mirë. Disa nga sportistët janë sot emrat më emblematik të Gjilanit në botë. Njerëz të kulturës, artit dhe sportit janë në shërbim të kombit e të shtetit dhe ju falënderoj që po na nderoni me mbështetje kaq masive duke na dhënë përgjegjësi në Kuvend, për t’u kujdesur ne për ju në mënyrën me të mirë”, ka potencuar ndër të tjera Sabit Rrustemi.

“Kjo qeveri nuk i dha rezultatet, meqë zgjedhjet janë afër, ne e kemi shansin që të ndryshojmë diçka për të mirë sepse nuk është më imazhi që ka qenë më herët për Kosovën. Më 8 qershor, duhet ta kthejmë demokracinë e munguar. Ju sportistë e artistë, e mbajtët gjallë jetën para dhe pas luftës. Ju ishit pjesë e kontributit për Pavarësinë e Kosovës. Alfa dhe Omega e zhvillimit të shtetit tonë është demokracia. Pa demokraci s’ka sundim të ligjit, s’ka zhvillim ekonomik, s’ka zhvillim të arsimit, sportit e kulturës. Prandaj, më 8 qe duhet ta kthejmë demokracinë. Si kandidat të nominuar të Anamoravës, kërkojmë që të na ipet mundësia që të përfaqësojmë vlerat njerëzore dhe ta ndihmojmë artin, kulturën dhe të gjithë sektorët e rëndësishëm”, tha kandidati Fatmir Rexhepi.

Ky takim është begatuar edhe më shumë nga sportistët dhe artistët prezent duke marrë pjesë me pyetje të ndryshme e diskutime, të cilat me kënaqësi i janë përgjigjur kandidatët nga Gjilani të Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet në njoftimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.