UBT

“Arti si shprehje e shpirtit dhe mendjes”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Art studio “Vincent”, artistja Blerta Hoti dijen e vet profesionale për artin vizual në përgjithësi e për pikturën në veçanti përveç që e shpërndanë tek nxënësit e saj në shkollat përkatëse ku punon, ajo mban dhe kurse të Artit Figurativ në studion e saj për kurse intensive gjegjësisht në lëmin e vizatimit, Pikturës, Grafikës, Punë dore etj.

Art Studio “Vincent” me udhëheqëse Prof.Ma e Pikturës Blerta Hoti, është me punë aktive gjatë tërë javës edhe atë në tre ndërrime. Art Studio “Vincent” gjendet në Lagjen e Mati 1 në Prishtinë.

Natyrisht vlen të ceket se numri i nxënësve sa vjen e rritet. Kjo do të thotë se fëmijët e grupmoshave të ndryshme dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre jashtë shkollore edhe nga piktorja Blerta Hoti, e cila tash më nuk është emër i panjohur, pas mbarimit të studimeve Bachelor dhe atyre postdiplomike Master në Fakultetin e Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“ Prishtinë, për një kohë relativisht të shkurtër ajo punën e saj kreative si piktore profesionale e ekspozoi jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër, madje edhe përtej Atlantikut në Amerikën e largët.

FIDANISHTJA

Art studio “Vincent” tani posedon dhe kurse te tjera edhe ne qytetin e Vitisë ku grupet e artit i udhëheq profesori grafisti dhe piktori Mervan Mustafa.

Në kuadër të kursit mbahen dhe shumë aktivitete të tjera si: vizita në Muze, Galeri në vend dhe jashtë vendit, ekspozita kolektive dhe personale nga nxënësit, koloni artistike etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.