Hidromorava

Arti kosovar prezantohet nё Stamboll

/ 2 minuta lexim

Stamboll – Artistёt kosovarё do tё jenё mysafirё tё muzeut artistik “Istanbul Modern” nё Stamboll. Ngjarja, e cila ёshtё paralajmёruar nё ueb-faqen e muzeut prestigjioz artistik tё Stambollit do tё zhvillohet mё 29 dhjetor.

Sipas prezantimit tё paraqitur nё po kёtё faqe, thuhet se festivali, pёrmes prezantimeve dhe diskutimeve artistike, kinematografike e muzikore, ka pёr qёllim t’i prezantojё vlerat kulturore tё Kosovёs dhe tё krijojё njё platformё pёr lehtёsimin e krijimit tё ndёrlidhjes ndёrmjet shoqёrisё kosovare dhe asaj turke.

Nё bazё tё programit tё bёrё publik, ngjarja do tё fillojё me adresimin e drejtorit artistik tё festivalit pёr film tё shkurtёr dhe atij dokumentar “Dokufest”, Veton Nurkollari.

Hidromorava

Pas këtij paneli do tё bёhet paraqitja e 6 filmave dokumentarё dhe tё shkurtёr, tё realizuar pas lufte.

Filmat qё do tё paraqiten janё “Kthimi” i regjisores Blerta Zeqiri, “Gjama e maleve” i Majlinda Bregasit, “I kujt ёshtё flamuri” i Barёsh Karamuços, “Muri” i Nikola Poliqit, “Hekurishtja” nё regji tё Burim Halitit dhe “Nusja jonё” i regjisorit Yll Çitaku. Nё fund tё ditёs Sislej Xhafa do tё flasё pёr aspektin sociopolitik tё punimeve tё tij, marrёdhёnien me Kosovёn, barrierat para artistёve dhe pozitёn e tё qenёt artist nё njё shtet tё posadalё nga lufta.(koha)