Arti dhe vendi i saj në ditët festive edhe në Dardanë
Nga Arsim Halili – Dardana e ditëve festive ka arsye të festoj me që dy piktore të cilat janë fare në fillim të karrierës profesionale e dëshmojnë me punën e tyre se arti i tyre, dita e ditës po dëshmohet se kanë potencial për t’u bërë emra të fushës artistike, gjegjësisht pikturës.
Më 26 nëntor 2014 Drejtoria për kulturë për të organizuar këtë event, mundësoi jo vetëm me hapjen dyerve të e shtëpisë së kulturës, por edhe me një sponzorim modest mbështet punën e palodhshme të dy piktoreve Blerta Hotit dhe Arbenita Kryeziut.
Të dyja piktore me përgatitje profesionale, gjegjësisht në përfundim të marrjes së titullit Master në Akademinë e Arteve të bukur, dega e Pikturës në Universitetin “ Hasan Prishtina “ Prishtinë.
Blerta Hoti e rritur në Hodonoc, pas mbarimit të gjimnazit në fshatin Roganë, fal talentit të saj arrin të regjistrohet në Akademinë e Arteve të bukura dega e pikturës, arrin të mbaroi me sukses studimet themelore në klasën e Agron Bytyqit, po ashtu brenda afatit të caktuar i jep të gjitha provimet në studimet post diplomë gjegjësisht master me rezultate mjaft inkurajuese në klasën e Nagip Berisha.
Blerta Hoti është njëra nga ato studentet që ka marrë pjesë në koloni të ndryshme artistike në vend dhe jashtë vendit si në: Itali, pastaj punën e saj e ka dëshmuar edhe në Shqipëri dhe në disa qytete të tjera.
Ajo u mundua që në farë mënyre të ia kthej borxhin vendlindjes, gjegjësisht komunës prej nga edhe vjen me punimet e saj artistike së bashku me Arbenita Kryeziun.
Blerta Hoti paraqitet në këtë ekspozitë me njëzetë e dy piktura të formatit 90 x 70 cm e gjithë puna e saj titullohet “ Peizazh imagjinativ“.
Duhet theksuar se puna e Blertës në strukturë kanë ngjyrë kontrast e dominuar nga koloriti e kaltër dhe e kuqe, një gërshetim mes të ngrohtës dhe të ftohtës, natyrisht duke mos paraqitur realen, por shpirtëroren dhe ka një shpërthim emocional, përmes shpërfaqjes ekspresive .
Ndërsa Arbenita Kryeziu në këtë ekspozitë paraqitet me njëmbëdhjetë piktura temë boshte e saj në këtë ekspozitë ajo e ka titulluar “Pranvera romantike “dhe “ Fragmente muzikore “. Punimet i ka të madhësive të ndryshme. Ekspozita do të qëndroi e hapur për disa ditë në objektin e Shtëpisë së kulturës në Dardanë.
Blerta Hoti një emër që mes pasionit dhe profesionit, çdo ditë gërsheton seriozitetin në punë. Këtë e dëshmoi edhe gjatë studimeve themelore edhe në studimet post diplomë, thjesht duke qenë një kërkuese, nga vetja,ajo nën petkun e zjarrtë të penelit , në hijen e sforcuar të dhomës, nga një kënd vërehet tek sodit botën përtej reales.
Kjo asimetri e ngacmon mendjen e piktores Blerta Hoti, nuk është thjesht vetëm perceptimi i syrit nga ajo çfarë sheh brenda dhe jashtë asaj kornize së heshtur. Natyrisht për syrin dhe mendjen saj duhet të përafrohet i gjithë ai sfond artistik.
Pavarësisht kompozicionit hapësinor dhe kohor është mirë që të përafrohet e magjishmja,atëherë kur mes diskursit dhe pamjes pretendohet të shpërfaqet ndonjë eklips hënor. Brusha do të lëviz ngadalë për të parë botën më ndryshe nga ajo që ishte dje. Mund të jetë një natyrë plotë jetë, mund të ketë në atë natyrë zëra dhe tinguj që ngrehin tensionet artistike.
Sigurisht piktorja brenda atyre kornizave të heshtura përafron meridianët, apo nën kaltërsinë e qiellit shpërfaq në pafundësi dhe në thellësi margaritarë të padjallëzuar të jetës. Në pikturë heshtazi vjen pranë liqenit të përndezur një barkë e vogël bart flladin e dallgëve, ato thjesht fshihen përtej akullnajave që ftohtë rrinë bashkë në arkipelagët e dizajnuar në vijat e mbuluara nga mjegulla. Por a duhet kërkuar shtigje të tjera.
Natyrisht se në peizazhin e ëndrrave ka diçka që mund të vij drejt meje dhe drejt teje një tren i ëndrrave të jetës, i cili sjell e përcjell gëzimet, dashuritë, heshtjet, zhurmat që ngjiten në lartësi, lëvizjet e atyre që bartin gërfyejtë, bartin nga një kënd në tjetrin fluturimin e zogjve plotë jetë. Janë përplot vija të holla që bartin thellë kujtime të paharruar, apo gjeografi malli brenda atyre kornizave për vendlindjet tona, mund të gjesh një trëndafil të kuq që pleks mijëra dashuri brenda atyre çative të ngujuara, mund të gjesh sa e sa trëndafila të bardhë duke shpalos zemrën e paqes dhe respektit.
Filozofia e konceptimit të peizazhit nga piktorja Blerta Hoti, depërton thellë në brendësi të asaj është një tempull i dëshirave të cilat na kthejnë herë- herë në retrospektivë, ku më shumë e ku më pak fshihet në piktura. Ky socializëm i dhembjes si artiste sjell në atë pikë reference se çfarë ne mund të bëjmë për të djeshmen.
Sigurisht se të gjitha ato pigmente që i sjell para artdashëseve kornizohet hapësira dimensionale, por assesi nuk mund të kornizohet hapësira imagjinatave si: vjeshta e artë,apo të ndonjë stinë tjetër, mund të nuancohet, veç pamjeve magjepse, gjithsesi të dërgojnë kah shtigjet, ku syri heton të dukshmen dhe mendja reprudukon të padukshmen.
Me punimet e shumta që Blerta arriti të depërtoj në optikën e gjithë atyre që e çmojnë peizazhin si formë narrative e heshtur, ku brenda saj fshihen lokalitetet, përtej asaj që është urbane, natyrisht Blerta, ofron me mjeshtëri agun dhe muzgun të lokaliteteve rurale, thjesht ky inversion tek piktorja, nuk ngulmon për t’i bërë qejfin vetës, por insiston që të jetë në harmoni me proporcionet horizontale dhe vertikale mes ëndrrës dhe realitetit.
Me atë që shihet nga puna e saj qoftë atraktive edhe studimore e piktores Blerta Hoti , mund të themi, se ajo ka vizion të qartë, me premisa për të kaluar qoftë kufijtë lokal , por ndoshta – ndoshta edhe ata kombëtar, sepse ajo me vetëmohimin e saj, me pedanteri profesionale tenton dhe pretendon të vë bazamente të arsyeshme të një artiste të konsoliduar./rajonipress/

