ARKATANA

Arteta konfirmon se Arsenali do t’i largojë shumë lojtarë në janar, ndër ta dhe Mustafin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se shumë lojtarë të tij do të largohen në janar, për shkak se skuadra ka më shumë lojtarë seç është e nevojshme, e në mesin e tyre sipas të gjitha gjasave edhe Shkodran Mustafi.

Trajneri spanjoll afroi lojtarë si Willian, Grabiel dhe Thomas Partey në verë, duke e rritur numrin e lojtarëve në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Prandaj, disa loojtarë do të duhet të largohen në javët në vazhdim, për të liruar hapësirë.

Sokratis, Shkodran Mustafi, William Saliba dhe Calum Chambers pritet të largohen, ndërkohë që Mesut Ozil pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit.

ARKATANA

“Kemi skuadër me shumë lojtarë. E dimë këtë”, tha Arteta.

“Për arsye të ndryshme, ne nuk arritën t’i bënim shumë gjëra që është dashur t’i bënim në verë. Shumë lojtarë duhet të largohen në huazim. Ata do të largohen”, tha Arteta.

Mustafi, i cili këtë sezon ka vuajtur nga lëndimet, pritet të largohet në javët në vazhdim./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.