Eko Higjiena

Artani, djaloshi i rekordeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Artan Sadriji, tenisti 12 vjeçar me talent të rrallë është fitues i kupës “Suzuki-Grand-Prix” për kategorinë 12 dhe UR3/R/6.

Sadriji, që mbron ngjyrat e Klubit të Tenisit Spreitenbach, nga shtatori 2014 deri në prill 2015 ka shënuar disa rekorde: ka fituar 19 meçe me radhë ashtu si dhe ka dalë i pari në pesë turnire njërin pas tjetrit, shkruajanë gazetat e Aargaut, kantonit ku jeton ai. Kjo ka bërë që Artani, në mesin e prillit të vitit 2015 të shpallej si fitues absolut i kupës “Suzuki-Grand-Prix”, që është edhe ky një rekord.

Ndërsa rekordi i katërt i tij është fitorja e 8 turnireve dhe mbërritja deri në finale në 6 turnire tjera të tenisit në kategorinë e tij.

Eco Higjiena

Se këto fitore dhe rekorde nuk janë të rastësishme, tregon edhe fakti se Artani ushtron me rregull, çdo ditë, nga e hëna deri të premten.

Muajt e ardhshëm ai do të qëndrojë sërish para sfidave të reja për të kaluar barrierat të cilat janë në një plan pesë vjeçar të zhvillimit të Artanit, të përpiluar nga trajneri i tij, ai vetë dhe prindërit, transmeton albinfo.ch. Shikuar nga rezultatet e deritashme, Artani është plotësisht në rrugë të mbarë për të përmbushur pritjet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.