Artana trajnon bujqit
Gjilan – Në këtë trajnim bujqit nga komuna e Artanës (Novobërdës) kishin rastin që të informohen me kriteret për paraqitje dhe përgatitje të biznes planeve për grantet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Organizata “Iniciativa për zhvillim bujqësor të Kosovës IZHBK” në bashkëpunim me USAID-in me programin Të avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) ka filluar zbatimin e projektit: “Krijimi i kushteve për avancim ekonomik në Jug dhe Veri të Kosovës”.
Qëllimi i projektit është rritja ekonomike e bujqësisë me rritjen e të hyrave përmes shtimit të qumështit, përmirësimi i kualitetit, rritja e vlerës së prodhimeve bujqësore dhe i bimëve mjekuese.
Gjithashtu, projekti ka për qëllim aspektin social dhe rritja e bashkëpunimit të komuniteteve përmes shkëmbimit të përvojave edhe ndërmjet Komunave në Jug dhe Veri të Kosovës.
Projekti do të mbahet për bujqit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Novobërdë.
Në trajnim bujqit nga komuna e Novobërdës kishin rastin që të informohen me kriteret për paraqitje dhe përgatitje të biznes planeve për grantet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./rajonipress/


