Eko Higjiena

Artana prinë edhe në respektimin e barazisë gjinore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shefkije Mehmeti është kryesuese e Asamblesë Komunale në Artanë. Ajo për rajonipress thotë se kjo komunë respekton barazinë gjinore edhe pse nuk ka asnjë drejtoreshë femër, por ka mbi 11 femra të tjera në pozita të ndryshme. Kërkon nga gratë që të jenë më aktive për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Ka katër vite që është udhëheqëse e asamblesë komunale në Artanë. E pranon faktin e fillimisht ka pasur vështirësi dhe sfidë për të udhëhequr me këtë pozitë, por tani thotë se përvoja e ka ndihmuar që të udhëheq të gjitha punët institucionale. Kështu thotë për rajonipress Shefkije Mehmeti kryesuese e Kuvendit Komunal në Artanë.

Mehmeti thotë se pavarësisht se Artana qëndron mirë edhe në aspektin e respektimit të barazisë gjinore, megjithatë nëpër komuna dhe në vendet e rëndësishme institucionale femrat janë më pak të përfshira.”Femrat duhet të kenë më shumë pushtet nëpër institucione edhe pse femrat ende janë të tërhequra dhe nuk janë aktive për të marrë pjesë në vendimmarrje”.

FIDANISHTJA

Mehmeti tha se në Artanë aktualisht janë 11 femra të punësuara në institucione, por që asnjëra prej tyre nuk e ka pozitën e drejtorit. “Edhe të shkolluara ka më pak femra sepse ato kur i kryejnë studimet ikin në Prishtinë” arsyetohet Mehmeti.

Sipas Mehmetit si kryesuese e Kuvendit punën e ka kryer mirë edhe pse është nënë e pesë fëmijëve. “Vërtet punën e bëjë me përkushtim dhe përgjegjësi dhe kjo ka ndikuar që asambleja të funksionojë mirë dhe të gjitha vendimet e Kuvendit zbatohen me përpikëri nga ana e drejtorive”.

Megjithatë Mehmeti i është falënderues kryetarit të Artanës Bajrush Ymeri për të cilin thotë se u ka ndihmuar të gjitha kategorive dhe shtresave të grave e që vijnë nga sektor të ndryshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.