Artana përshkruhet me marrëdhënie të mira ndëretnike

Gjilan – Bajrush Ymeri tha se objektivat e këtij këshilli janë që të ketë rritje të vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me natyrën e krimeve, parregullësit dhe sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal.
Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri duke folur për rolin dhe rëndësinë e Këshillit Komunal në Bashkësi tha se në bazë të udhëzimit administrativ të MAPL-së edhe përcaktohen anëtarët e këtij këshilli. Çdo komunë themelon KKSB-në ku ky këshill themelohet me vendim të Kuvendit Komunal, dhe përbëhet nga Kryetari i Komunës (Kryesues), Driton Abdyli , nënkryetar i Komunës, Radovan Deniq– nënkryetar për komunitete, Shukri Aliu – komandanti i Stacionit të Policisë dhe përfaqësues nga jeta politike, ekonomike, fetare e sportive ka shtuar Ymeri.
Ymeri tha se objektivat e këtij këshilli janë që të ketë rritje të vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me natyrën e krimeve, parregullësit dhe sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal.
Ymeri ka kërkuar nga qytetarët që mos të heshtin për rastet e natyrave të ndryshme kriminale. “Tashme e kemi edhe degën e Gjykatës Themelore dhe janë edhe prokurorët që mund të trajtojnë më shpejt dhe më profesionalisht dukurit e ndryshme negative në shoqëri” ka thënë Ymeri.
Gjatë këtij takimi u trajtuan dhe u diskutuan shumë çështje ku në radhë të parë ishte çështja e sigurisë në Komunën e Novobërdës.
Komandanti i Stacionit Policor Shukri Aliu ka folur rreth gjendjes gjatë viti 2012 ku theksoi se gjatë këtij viti nuk ka pasur ndonjë ekses që vlen të përmendet, po ashtu edhe marrëdhëniet ndëretnike janë çdo herë stabile./rajonipress/