Uji Dea

Artana përfiton 30 kontejner (shporta)

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Artanë në bashkëpunim me koordinatorin e projektit “Ta pastrojmë Kosovën” në Komunën e Novobërdës, Drejtorin e Urbanizmit, Kadastër, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Skender Avdyli morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së kontejnerëve (shportave) që u zhvillua në Komunën e Vushtrrisë, gjegjësisht në fabrikën e Llamkosit ku dhe u bë prodhimi i tyre.

Sami Vllasaliu theksoi se shportat e përfituara do të vendosën në vendet më të frekuentuara përmes projektit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Mobi Casa

Ai tha se në Komunën tonë janë ndërmarrë aksione për pastrimin e ambientit në bashkëpunim me qytetarët dhe si produkt i këtyre aksioneve është bërë edhe shpërndarja e këtyre shportave u shpreh Vllasaliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: