ARKATANA

Artana me përfaqësuesit e fshatrave përgatit buxhetin komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në organizim të OSBE-së është mbajtur punëtoria me liderët e fshatrave të Artanës lidhur me proceset e përgatitjes së buxhetit Komunal. Zyrtari kryesor financiar, Driton Mustafa ka prezantuar buxhetin e Komunës së Novobërdës për vitin 2015 dhe me qëllim të transparencës të gjitha debatet i ka mbajtur nëpër fshatra për t’u njohur më mirë edhe liderët e fshatrave edhe qytetarët me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së si organizator, përfaqësuesit e fshatrave nga territori i Komunës, udhëheqësit e Komunës së Artanës në krye me zëvendës kryetarin Sinisa Dimic.

Zyrtari Kryesor Financiar, Driton Mustafa ka prezantuar buxhetin e Komunës së Novobërdës për vitin 2015 dhe me qëllim të transparencës të gjitha debatet i ka mbajtur nëpër fshatra për t’u njohur më mirë edhe liderët e fshatrave edhe qytetarët me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Të gjithë qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në debate kanë pasur mundësin që të japin propozimet për investimet kapitale, ka thënë Mustafa.

ARKATANA

Punëtoria ka pasur për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në përgatitjen e buxhetit komunal, si dhe nivelin e konsultimeve me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e të gjitha Komuniteteve.

Përfaqësuesit e fshatrave kanë kërkuar nga pushteti komunal që të jenë më shumë të kyçur në planifikimin e investimeve kapitale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: