Fundamenti

Artana me kohë ka hartuar kornizën afatmesme të shpenzimeve buxhetore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Novobërdës gjegjësisht Drejtoria e Buxhetit dhe Financave e mbështetur nga projekti për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, me qëllim të ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në planifikimin e buxhetit komunal si dhe transparencës së institucioneve komunale në shpenzimin e parasë publike, mbajti debatin publik me temën“Planifikimi i buxhetit me pjesëmarrje aktive të qytetarëve”.

Në këtë debat të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve komunale, ata të projektit LOGOS, partive politike, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, këshillave të fshatrave, bizneset, përfaqësues të bashkësive fetare, shoqatave dhe organizatave jo qeveritare etj.

Drejtori i Buxhetit dhe Financave Gani Mustafa pasi përshëndeti të pranishmit falënderoi përfaqësuesit e Projektit LOGOS për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar që po i bënë Komunës së Novobërdës.

Ai tha se Ligjin për menaxhimin e financave dhe përgjegjësive publike dhe lokale me 30 prill Ministria e financave nxjerr kornizën afatmesme të shpenzimeve që nënkupton 2014-2016, dhe duke ju referuar kësaj kornize afatmesme të shpenzimeve, ne pranojmë në muajin maj kornizën buxhetore në të cilën janë të përshkruara të gjitha afatet dhe limitet kohore për të cilën duhet të përgatitet korniza afatmesme buxhetore 2014-2016.

Uji Dea

Mustafa tha se në këtë rast ne kemi nxjerr qarkoren buxhetore 13/1 dhe kemi shpërnda në gjitha drejtorit komunale dhe në afat kohor kanë pasur mundësinë që ta shqyrtojnë dhe ta plotësojnë, me qëllim që të hartohen korniza afatmesme dhe në këtë drejtim ne kemi punuar ngushtë me Kryetarin e Komunës, me drejtorit dhe me legjislativin, dhe si rezultat i këtyre dokumenteve kemi hartuar kornizën afatmesme të shpenzimeve 2014-2016 dhe kemi proceduar në Komitet për Politik dhe Financa për procedurim.

Edhe, Nazmije Bunjaku, përgjegjëse e sektorit të Tatimin në Pronë i informoi të pranishmit për të hyrat e grumbulluara nga tatimi në pronë në periudhën janar – maj 2013 dhe për kriterin e shkallës së inkasimit të tatimit në pronë në përzgjedhjen e projekteve për investime kapitale.

Ndërsa Zyrtari i lartë financiar Driton Mustafa bëri Prezantimin për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2014 – 2016 dhe lista e projekteve kapitale për tri vitet e ardhshme në lidhje me Planin Zhvillimor Komunal.

Në këtë debat qytetarët patën mundësinë që të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigjet e kërkuara nga panelistët e këtij organizimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.