UBT

Artana komunë e qetë dhe me stabilitet ndërnacional

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Deri më tani gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar ndonjë rast i rëndë, natyrisht ne çdo dit jemi edhe në teren me takimet tona që i kemi me qytetarë dhe nuk kemi me shkresë as një ankesë nga ana e tyre që na është bërë. Edhe siguria ndërmjet komuniteteve është e qetë dhe kjo situatë na gëzon dhe unë falënderoj gjithmonë dhe organet e rendit të cilat janë prezentë në territorin e komunës , por një falënderim i veçantë ju takon qytetarëve ku ata janë më meritorët për çështjen e sigurisë së qetë që është tani në komunë të Novobërdës ka thënë Bajrush Ymeri.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Përfaqësuesit e KFOR-it, dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ymeri tha se situata e sigurisë në Artanë është e qetë dhe stabile dhe pa ndonjë problem të theksuar duke e pasur parasysh që ne kemi kontakte të shpeshta me Komandantin e stacionit të Policisë në Novobërdë si dhe me zyrën e LMT-së. “Deri më tani gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar ndonjë rast i rëndë, natyrisht ne çdo dit jemi edhe në teren me takimet tona që i kemi me qytetarë dhe nuk kemi me shkresë as një ankesë nga ana e tyre që na është bërë. Edhe siguria ndërmjet komuniteteve është e qetë dhe kjo situatë na gëzon dhe unë falënderoj gjithmonë dhe organet e rendit të cilat janë prezentë në territorin e komunës , por një falënderim i veçantë ju takon qytetarëve ku ata janë më meritorët për çështjen e sigurisë së qetë që është tani në komunë të Novobërdës” ka thënë Ymeri.

Uji Dea

Ai tha se komunën tonë gjatë kësaj periudhe të fundit fatkeqësisht e kanë përcjellë dy raste me fatkeqësi natyrore e cila ka kap pjesën e Llabjanit dhe të Prekovcit ndërsa për herë të dytë kryesisht ka qenë në fshatin Pasjak. “Dëmet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha ne kemi formuar komisionet tona të cilat kanë dalë në të dy rastet në teren në njërin rast në Llabjan kemi pasur edhe dëmtim të rrugët edhe të urave dhe intervenimi ka qenë i shpejtë dhe ne kemi bërë pastrimin aty për aty ndërsa për pasoja që kanë qenë mjaft të mëdha fatkeqësisht ne si komunë nuk kemi pasur mundësinë t`i mbulojmë. Ne kemi bërë një analizë dhe një vlerësim se sa janë të kushtueshme këto dëme dhe kemi bërë shkresë Ministrisë së Bujqësisë dhe duke e konsideruar që moti i ngjashëm ka qenë në gjithë Kosovën dhe ka mjaft dëme të mëdha ndoshta as Ministria nuk do të ketë mundësi t`i mbuloj” ka shtuar Ymeri.

Kurse , Shukri Aliu Komandanti i Policisë në Artanë tha se sa i përket gjendjes së Sigurisë në Komunën e Novobërdës mund të them që është jashtëzakonisht e qetë. “Nga takimi i fundit deri më sot nuk kemi pasur as një konflikt apo rast ndërnacional, gjendjen e sigurisë në teren e kemi mjaftë të mirë , ku nga takimi i fundit nuk kemi pasur ndonjë rast të rëndësisë së veçantë. Të gjitha rastet janë të natyrës normale kurse ekziston një gjendje e lirë e qytetarëve. Gjendja në trafik është mjaft e mirë dhe rastet e aksidentet janë në rënie e sipër “u shpreh Aliu./rajonipress/