Fundamenti

Artana ka tepricë 68 shërbyes civil?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Novobërdës ka gjithsej 134 të punësuar. Kësisoj, i bie që Novobërda duhet t’i ketë 66 shërbyes civil dhe jo 134 sa i ka aktualisht, pra në bazë të formulës së Qeverisë i bije që Novobërda duhet t’i largojë 68 persona nga pozita e shërbyeseve civil thuhet në një raport të GAP-it.

Në një raport të GAP-it janë dhënë vërejtje për Komunën e Artanës duke përfshirë mungesën e infrastrukturës rrugore nëpër fshatra, mungesën e ujësjellësit, mungesën e kanalizimeve, mungesën e shkollës së mesme të gjimnazit dhe mungesën e çerdheve raporton rajonipress.

Mobi Casa

Megjithatë raporti del më kritikë kur bëhet fjalë tek madhësia e administratës së Komunës së Novobërdës. “Komuna e Novobërdës ka gjithsej 134 të punësuar. Në bazë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës të datës 3 dhjetor 2008, vendim i cili mbetet ende në fuqi, Komunat të cilat kanë nën 100 mijë banorë duhet të kenë të punësuar një shërbyes civil për 620 banorë” thuhet në raport.

Sipas vërejtjeve të GAP-it i bie që Novobërda duhet t’i ketë 66 shërbyes civil dhe jo 134 sa i ka aktualisht, pra në bazë të formulës së Qeverisë i bije që Novobërda duhet t’i largojë 68 persona nga pozita e shërbyeseve civil./rajonipress/