Mobi Casa

Artana i kthehet turizmit, Skender Avdyli hap biznes familjar

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skender Avdyli pronari i restaurantit “Mejdan Bushi – 2” tregon arsyen e vërtetë pse hapi një biznes në vendin që dikur ishte më i zhvilluari në rajon. Tërë pasurit e Artanës na kanë dhenë motiv që ne si biznes të investojmë këtu në Artanë duke hapur një restaurant familjar i pajisur me një hapësirë të madhe gjelbëruese, nga një kuzhinë tradicionale.

Skender Avdyli ka hapur një restaurant familjar i cili shoqërohet me një ambient të mrekullueshëm dhe me një meny komplet vendore.

Artana qyteti mesjetar tashmë ka nisur të zhvillohet dhe të ndërtohet me restorante të lloj llojshme.

Restaurant “Mejdan Bushi – 2” siç rrëfen Avdyli është hapur rreth dy vite më parë. “E kemi parë të arsyeshme të investojmë në këtë vend turistik i vendosur në një pozitë të mirë gjeografike që shekuj më parë ka qenë qytet mjaft i zhvilluar. Ne me këtë biznes kemi filluar në vitin 2015 në Hajvali të Prishtinës, dhe pas 3 vitesh vendosëm që të hapim edhe restaurantin e dytë pra, në Artanë. Artana është një komunë e përberë prej një numri jo të madh të popullsisë e cila përbehet prej shqiptarëve, serbëve,… E vendosur në një pozitë kodrinoro – malore, në këtë vend ka pasur shpërngulje të popullatës dhe zvogëlim të numrit të popullsisë sepse siç e dimë vite më parë kjo komunë ka qen më e populluar” rrëfen Skender Avdyli.

Mobi Casa

Sipas tij shkaqet që kanë ndikuar në uljen e popullsisë kanë qenë të ndryshme, si papunësia, dëshira për të dal në qytet, pa perspektivë për një të ardhme më të mirë, e kështu me radhë.

“Edhe pse me një popullsi të vogël Artana gjithmonë ka qenë njëri ndër atraksionet më të vizituara në Kosovë, për arsye të pamjes së mirë që të rrethon në këtë vend, Kalaja e Artanës e cila është shumë e vjetër ku shekuj më parë ka qenë ndër kalatë më të sofistikuara, dhe në të ka pasur shumë pasuri minerale të cilat edhe sot janë gjetur me anë të gjurmimeve dhe punimeve që po bëhen në to ku është duke u bërë edhe renovimi i saj që sado pak t`i jep Artanës një pamje sa më brilante”.

Avdyli thotë se duke pasur tërë këto pasuri të Artanës na kanë dhenë motiv që ne si biznes të investojmë këtu në Artanë duke hapur një restaurant familjar i pajisur me një hapësirë të madhe gjelbëruese, nga një kuzhinë tradicionale ku në menynë tonë bëjnë pjesë mishrat e ndryshëm si mish viçi, edhi e kombinime të ndryshme nga zgara, pastaj flija, pogaçe, lëng katuni, pica të përgatitura në furrë druri, poashtu ne ofrojmë hapësirë të madhe për fëmijët, vend për të shëtitur e për të kaluar një ditë të paharrueshme me familjet e juaja.

“Pa harruar të cekim se përveç vizitorëve të vendit tonë poashtu kemi edhe shumë turistë të huaj që na vizitojnë, nga vende të ndryshme të botës, të cilët mbesin të magjepsur nga bukuritë që shohin këtu në vendin tonë. Vizitorë kemi edhe nga mërgimtaret tanë, ku çdo pushime gjejnë kohë të vizitojnë këtë vend për tu çmallur dhe për të kaluar kohë të mirë me familjet e tyre. I bëjë apel pushtetarëve që të mos harrojnë ketë vend dhe të investojnë sa më shumë për të ruajtur vlerat trashëgimore e kulturore të Artanës dhe duke falënderuar edhe donacionet nga organizata të ndryshme botërore. Jeni gjithmonë të mirëseardhur për të na vizituar në restaurantin tonë dhe në përgjithësi për të vizituar bukuritë përrallore të Artanës” u shpreh Avdyli./rajonipress/