UBT

Artana harton planin e furnizimit me ujë të pijshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me përfaqësuesit e USAID-it, Programit DEMI, janë në procesim të hartimit të planit për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në territorin e Komunës së Novobërdës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbajtur një takim pune shumë të rëndësishëm në hartimin e planit për përmirësimin e furnizimit më ujë të pijshëm (SIAP) , me përkrahjen e projektit të USAID–it programit DEMI.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtori Sami Vllasaliu dhe zyrtari për Shërbime Publike që përfaqësonin Komunën, ndërsa nga ana e projektit DEMI ishin zonja Laura Bahtiri dhe Agim Salihu.

Hidromorava

Gjatë këtij takimi janë shtjelluar shumë informata që kanë të bëjnë me përmirësimin e furnizimit me ujë në territorin e Komunës së Novobërdës, gjegjësisht përmirësimi i shërbimit në sistemet ekzistuese si dhe ndërtimi i sistemeve të reja të furnizimit me ujë.

Pas përmbylljes së këtij takimi punues palët u pajtuan që ky draft duhet së pari të dërgohet në USAID-it tek projekti DEMI që të shqyrtohet e më pastaj duhet të kaloj nëpër strukturat tjera si tek Kryetari i Komunës e pastaj në Kuvendin Komunal për aprovim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.