Eko Higjiena

Artana e para edhe për klimë të mirë të biznesit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri tha se komuna që ai drejton ka marrë vendin e parë për krijimin e klimës më të mirë për biznes, prandaj, është nderë dhe krenari për mua që sot komuna ime është ranguar e para në raportin për indeksin e konkurrencës në Komuna.

Tri komunat e Republikës së Kosovës, Novobërda , Hani i Elezit dhe Gjakova janë vendet që kanë përparuar më së shumti në krijimin e klimës më të mirë për biznese

Si meritë e kësaj, këtyre komunave u është ndarë certifikatë për punën që kanë bërë gjatë vitit 2012.

Këto të dhëna janë publikuar të martën në raportin e Indeksit të Konkurrencës në Komunat e Kosovës (IKK), që është përkrahur nga USAID-i dhe UBO Consulting.

Gjatë publikimit të raportit u tha se ka përmirësime të dukshme në mjedisin biznesor të Kosovës dhe kjo falë ndryshimit të perceptimit të zyrtarëve komunalë ndaj komunitetit biznesor.“E arritura më e lartë e komunave ishte transparenca, llogaridhënia dhe gjithëpërfshirja”,tha drejtoresha e USAID-it në Kosovë Maureen A. Shauket.

Uji Dea

Ndërsa, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikja premtoi se në periudhën afatmesme do të përmirësojnë akoma klimën biznesore në Kosovë.“Qeveria e Kosovës është e përcaktuar që në periudhën afatmesme në bashkëpunim me komunat të përmirësojë të gjithë treguesit e të bërit biznes”, tha Nikja.

Kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri tha se komuna që ai drejton ka marrë vendin e parë për krijimin e klimës më të mirë për biznes, prandaj, është nderë dhe krenari për mua që sot komuna ime është ranguar e para në raportin për indeksin e konkurrencës në Komuna.

Është viti i tretë që USAID-i për mes programit BEEP-Programi për Përmirësimin e Mjedisit Afarist po bënë vlerësimin e komunave për përmirësimin e mjedisit afarist e ne këtë vit jemi në vendin e parë dhe ky është suksesi që ne e kem dëshiruar ta arrijmë.

“Anketimi është bërë me biznese të komunës së Novobërdës dhe vlerësimi ka ardhur si rezultat i përgjigjeve të bizneseve”, tha Ymeri./rajonipress/