Artana e interesuar të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje
Gjilan – ATRC në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Novobërdës kanë mbajtur punëtori për hartimin e Rregullores së Komiteteve konsultative për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryesuesi i Kuvendit, anëtarët e Kuvendit si dhe anëtarët e Komitetit konsultativ të qytetarëve të Komunës së Novobërdës.
Qëllimi i hartimit të kësaj rregulloreje është që përmes Komiteteve Konsultative të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Komunën e Novobërdës, të ndikoj tek qytetarët dhe grupet e tjera të interesit të marrin pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes për interes publik, të garantohet që të gjitha organet e Komunës së Novobërdës të gëzojnë legjitimitet dhe transparencë më të madhe, të jenë më efikase dhe t’i japin më shumë llogari qytetarëve të Komunës së Novobërdës, si dhe të sjellin vendimmarrjen më afër qytetarëve për të promovuar qeverisje të mirë dhe kushte të jetesës më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Novobërdës, duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve jo shumicë në Komunën e Novobërdës.
Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit dhanë rekomandime rreth versionit fillestar të rregullores së përgatitur nga ATRC, e cila pas përfshirjes së këtyre rekomandimeve do të përcillet në Kuvend.
Aktiviteti u mbështet nga OPIC, në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente”./rajonipress/


