Eko Higjiena

Artana e angazhuar për ta ruajtur hapësirën urbanistike

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skënder Avdyli drejtor për kadastër, pronë dhe banim në Artanë thotë për rajonipress se po angazhohen maksimalisht që ta ruajnë hapësirën urbanistike duke vetëdijesuar qytetarët që të pajisen me leje ndërtimore. Artana tashmë ka hartuar planin zhvillimor komunal dhe së shpejti pritet të fillojë edhe me planet rregullative në Pasjak dhe Koretishtë.

Skender Avdyli thotë se zyrtarët e saj komunal janë të përkushtuar që mos të dëmtohet asnjë kënd apo hapësirë urbanistike e territorit të Artanës.

Për rajonipress Avdyli tha se drejtoria që ai udhëheq gjatë vitit 2013 është angazhuar në përfundimin e uljes së taksës për leje ndërtimi prej 12 euro në 2.82 euro. “Kjo taksë ka qenë shumë e lartë për qytetarët për tu pajisur me leje ndërtimi dhe pasi kemi aplikuar këtë taksë komuna ka krijuar të hyra më shumë se sa në fillim të këtij viti” thotë ai.

FIDANISHTJA

Avdyli tha se pasiqë komuna e Novobërdës ka hartuar Planin Zhvillimor komunal dhe atë Urban i miratuar nga kuvendi komunal , vitin e kaluar ka nisur të zbatoj këtë plan me përpikëri dhe po ashtu në vitin e ardhshëm do të hartohen edhe Planet rregullative ku do të fillohet me zonën kadastrale në Koretisht gjegjësisht në fshatin Pasjak .“Në këto dy fshatra kanë filluar shumë ndërtime edhe pse me ligj lejohen dhe konform Planit Zhvillimor Komunal, pasi që kemi kufijtë ndërtimor se kah është e lejuar ndërtimi, por ne po kontrollojmë dhe vëzhgojmë në mënyrë që të ruhet vija kadastrale dhe hapësira urbanistike” tha Avdyli.

Avdyli tha se pos hapësirës urbanistike ata janë angazhuar edhe në ruajtjen e Mjedisit ku në bashkëpunim edhe me drejtorit tjera ka vendosur dhe ka mbuluar gjithë territorin me 350 kontonjera dhe po ashtu edhe me 30 shporta të mbeturinave.”Jemi thellësisht të angazhuar edhe në ruajtjen e tokës bujqësore ku nuk lejohet të ndërtohet, aty ku nuk ka kufi ndërtimor”.

Avdyli tha se ndonëse ka numër të kufizuar të stafit megjithatë të gjithë janë të angazhuar që obligimet që i kemi ndaj qytetareve t`i kryejmë me kohë në mënyrë që ata mos të maltretohen qoftë për pëlqime urbanistike apo leje ndërtimore.”E rëndësishme është që qytetarët po vetëdijesohen dhe çdo ditë kemi kërkesa të reja për tu pajisur me leje ndërtimore dhe të gjitha këto të hyra Komuna i shpenzon sërish për nevojat dhe projektet e vet qytetarëve” tha Avdyli./rajonipress/

Mund të ju interesoj: