UBT

Artana dhe Juniku vazhdojnë traditën e këmbimit të përvojave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me iniciativën e këshilltarëve për Qeverisje Lokale nga CDF, Ibrahim Kryeziu dhe Vjollca Behluli, në komunën e Junikut dhe Novobërdës, të enjtën është zhvilluar takimi i dytë në mes të këtyre dy komunave, në këmbim të përvojave mbi funksionimin e Qendrës për Shërbim të Qytetarëve dhe Zhvillimin e Turizmit Rural.

Zyrtarët nga komuna e Junikut, vizituan komunën e Novobërdës, me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, me të cilin biseduan rreth punës së Qendrës për Shërbim të Qytetarëve si dhe rëndësinë e zhvillimit të turizmit rural, marrë për bazë që të dyja komunat kanë potencial natyror për zhvillimin e turizmit rural, si dhe pastaj vizituan Qendrën dhe u takuan me stafin me të cilët biseduan për punën e tyre si dhe sfidat e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve të përditshme për qytetarët.

Zyrtarët nga komuna e Junikut gjatë tërë kohës u shoqëruan nga Shefi i Qendrës për Shërbim të Qytetarëve në komunën e Novobërdës, i cili I njoftoi mysafirët me të gjitha aktivitetet në këtë qendër.

ARKATANA

Për më tepër, komuna e Novobërdës i dhuroi zyrtarëve nga komuna e Junikut, publikimin e përgatitur nga kjo komunë mbi punën dhe të arriturat katër vjeçare të administratës komunale, publikim ky i përgatitur me iniciativën dhe ndihmën e këshilltares nga CDF, si dhe katalogun me mundësitë për zhvillimin e turizmit rural në komunën e Novobërdës.

Zyrtarët nga të dyja komunat u zotuan se bashkëpunimi i tyre në fushat me interes të përbashkët do të vazhdojë edhe më tutje, përmes të këmbimit të përvojave edhe në fusha të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.