ARKATANA

Artana debaton për planin strategjik kulturor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës ka mbajtur debatin publik për draft-planin strategjik për zhvillimin kulturor në Komunën e Artanës.

Ky debat me qytetarët është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal derisa Adem Abazi Drejtor i Arsimit dhe Kulturës bëri prezantimin e Draft-Planit Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës 2012 – 2016.

Abazi ka thënë se ky plan është debatuar në seancën e kuvendit komunal ku dhe është marrë pëlqimi që ky plan strategjik të vihet në debat publik pas të cilit do të mirën vërejtjet sugjerimet këshillimet me qëllim që të punohet versioni final.

“Komuna e Novobërdës është e përfshirë në këtë projekt në mesin e tri komunave të Kosovës ky është një planë shumë i rëndësishëm i cili do të jetë mekanizëm nëpërmjet të cilit ne shpresojmë që t`i bëjmë hapat e parë në zhvillimin kulturor dhe të bizneseve te ndryshme kulturore” u shpreh Abazi.

ARKATANA

Planin Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës është nismë e teatrit Oda dhe Multimedias nga Shkupi në përkrahjen e fondacionit nga Programi Zviceran për Kulturë për Ballkanin Perëndimor dhe Olof Palme-Qendra Ndërkombëtare.

Ndërsa Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë theksoi se komuna juaj Novobërda ka qenë përzgjedhja e parë e menjëhershme që kemi bërë për të punuar këtë plan strategjik,nga vet fakti i potencialit shumë të madh që ka në aspektin kulturor të trashëgimisë dhe natyrës,dhe kultura është promotor i shumë gjërave me vlerë që ka kjo komunë.

Abazi ka shprehur gatishmërinë që përveç diskutimit në këtë debat qytetarë të interesuar do të kenë mundësinë që të takohen personalisht,apo përmes adresës elektronike që aty ku është e arsyeshme të plotësohet ky plan, por gjithashtu nëse ka vërejtje dhe sugjerime të këtij draft plani janë të mirëseardhura./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.