Artana cakton prioritetet për investimet kapitale

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Bajrush Ymeri së bashku me këshilltarët komunal kanë diskutuar për kriteret e propozuara nga Logos rreth investimeve kapitale në komunat partnere si dhe kanë aprovuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj komune.

Asambleja Komunale e Artanës ka aprovuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me prioritetet e caktuara nga Logos në bashkëpunim edhe me udhëheqjen komunale në këtë komunë.

Bajrush Ymeri kryetar i komunës së Artanës ka diskutuar dhe kërkuar nga këshilltarët komunal që të aprovojnë disa pika të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës në këtë qytet dhe mbi të gjitha është diskutuar për kriteret e kërkuara nga Logos për prioritizimin e investimeve kapitale në komunat partnere.

Mobi Casa

Ymeri ka folur dhe sqaruar para asamblistëve për të gjitha këto çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Artanës.

Asamblistët e Artanës pasi kanë marrë sqarimet e nevojshme nga kreu komunal kanë aprovuar rregulloren për Shtëpinë e sportit dhe të kulturës në Llabjan, vendimin për diskutim publik të draft Statutit të qendrës për punë dhe Mirëqenies Sociale në Novobërdë, vendimin për formimin e ekipit komunal për zbatim, monitorim dhe vlerësim (EKZMV), vendimin për ndarjen e mjeteve nga fondi i participimit të Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, vendimin për kriteret e propozuara nga LOGOS-i për prioritizimin e investimeve kapitale në komunat partnere, vendimin për ndarjen e mjeteve për participim në projektin ndërtimi i trafos dhe rrjetit në bashkëpunim me KEK-un në fshatin Llabjan dhe lagjet Haxhaj e Talaj dhe shtëpitë afër rrugës të familjes Ahmetaj dhe Kllokoqi, si dhe vendimin për formimin e komisionit për ndërtimin e shtëpive./rajonipress/