Hidromorava

Artana anulon vendimin për kushtëzimin e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal Artana ka shqyrtuar vendimin për kushtëzimin e qytetareve për të paguar faturat për mbeturina, por ky vendim me shumicë votash është anuluar.

Komuna e Artanës në mbledhjen e saj të fundit ka anuluar vendimin për kushtëzimin e qytetarëve për të paguar faturat e mbeturinave. Ky vendim është anuluar edhe pse përfundimisht pritet të fuqizohet në takimin e radhës së Kuvendit.

Ndryshe në këtë seancë kanë marrë pjesë edhe KFOR-i, Laura Bahtiri nga Projekti DEMI si dhe përfaqësuesi i OSBE-së Ihar Khadasevich. Seanca është drejtuar nga Shefkije Mehmeti, derisa këshilltarët kanë diskutuar rreth raportit financiar të nëntëmujorit të vitit fiskal 2012 si dhe është sjellur vendimi për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve.

Mobi Casa

Driton Mustafa zyrtar financiar ka paraqitur raportin financiar për nëntëmujorin e vitit fiskal 2012, ku ka sqaruar se planifikimi i buxhetit fillestar ka qenë 2 milion e 279 mijë €, ndërsa me ndryshime dhe me rritjen e të hyrave vetanake dhe donacioneve është në vlerë prej 2 milion e 385 mijë . Sipas tij realizimi i buxhetit për nëntëmujorin e parë është 1 milion e 445 mijë euro që do të thotë me përqindje 61 %.

Në këtë mbledhje është marrë vendimi për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve./rajonipress/