HW

Artan Cani, një profesionist i spikatur, dhurata më e mirë e LDK-së, për këtë fushatë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Artan Cani po merr mbështetje të madhe, kudo që ka shkuar e është takuar me qytetar. Vlerat që i ka ai si një profesionist i vërtet, një farmacist që ka bërë vetëm hapa pozitiv për qytetin dhe qytetarët e Gjilanit, nuk ka si të mos quhet ndryshe pos si dhuratë, që e ka ofruar LDK për elektoratin gjilanas.

Autoriteti i Artan Canit në publikun gjilanas është krijuar dhe po krijohet falë profesionalizmit të tij si farmacist dhe anës humane e njerëzore, që ka treguar në momente të caktuara.

Nuk është njeri që vepron pas pushtetit, e aq më pak pas liderëve apo individëve sepse karriera e tij është e ndërtuar nga vullneti, dëshira e motivi për ta ndryshuar situatën e rëndë, që po kaplohet Gjilanit e Anamoarava.

HW

“Nuk kam jetuar e as që jetoj për ndonjë pozitë sepse këtë kam pasur mundësi ta provojë edhe shumë herë të tjera, por këto zgjedhje janë jetike dhe janë interes qytetar e shoqëror që Gjilanit t`i ofrojmë mundësi, për të zgjedhur njerëzit e duhur. Kam ecur gjatë e shumë këto ditë dhe kam parë që ka një simpati të madhe për LDK, për Arbër Ismajlin dhe për mua si kandidatë. Besoj shumë se një hapësirë për mua në Asamblenë Komunale, është një hapësirë më shumë për të mbrojtur të drejtat, kërkesat e qytetarëve për dinjitet e jetë më të mirë” tha Artan Cani.

Ndryshe, Artan Cani është një biznesmen shumë i edukuar i cili jeton nga djersa dhe mundi i tij dhe i familjes dhe ky fakt e bënë atë, një kandidat vërtet të dashur e të afirmuar, për votuesin gjilanas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.