ARKATANA

Artan Bejta, humanizëm që flet me vepra, jo me fjalë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kohën kur fjalët shpesh janë më të shumta se veprat, Artan Bejta përfaqëson një profil të rrallë qytetari, një njeri i sinqertë, me zemër të madhe, që punon dhe vepron pa zhurmë, pa retorikë dhe pa pretendime, por gjithmonë aty ku ka nevojë për dorë pune, përkushtim dhe humanizëm.

I lindur dhe i rritur në Malishevë të Gjilanit, Artan Bejta është një nga shtyllat kryesore të iniciativave qytetare dhe aksioneve vullnetare që ky fshat e bëjnë të dallohet për frymën ekipore dhe solidaritetin e rrallë. Çdo aksion në interes të komunitetit gjen tek ai një mbështetës të palëkundur dhe një organizator të heshtur, por tejet efikas.

Angazhimi i tij nuk është kufizuar vetëm në fshatin e tij. Vullnetarisht dhe pa asnjë interes personal, Artan Bejta ka kontribuar disa herë në rregullimin e oborrit të Spitalit të Gjilanit, si dhe në aksione të tjera me interes publik, duke dëshmuar se humanizmi i vërtetë nuk njeh kufij gjeografikë.

Në çdo rast, ai e ka theksuar se vullnetarët dhe donatorët janë heronjtë e vërtetë të shoqërisë, njerëz që me bujari dhe përkushtim e mbajnë gjallë frymën e solidaritetit.

Këtë mesazh e ka përcjellë edhe publikisht, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që kontribuojnë për të mirën e përbashkët.

FIDANISHTJA

Përtej angazhimit qytetar, Artan Bejta, si pronar i kompanisë “Toni – Goni”, ka dëshmuar se suksesi në biznes mund dhe duhet të shoqërohet me përgjegjësi shoqërore.

Një shembull domethënës është edhe kontributi i tij në Llashticë, ku me mjete vetanake ka vendosur llampa ndriçimi te varrezat e martirëve, një gjest dinjitoz, i respektuar dhe i vlerësuar nga banorët dhe përfaqësuesit e fshatit.

Artan Bejta nuk kërkon vëmendje, por e fiton respektin. Ai nuk flet shumë për humanizmin, por e jeton atë çdo ditë. Për këtë arsye, ai mbetet shembull i qartë se ndryshimi fillon nga individi dhe se shoqëria ndërtohet mbi njerëz që punojnë me zemër dhe përkushtim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.