KKVITI

Arta Ramadani vjen me një roman gjermanisht me temë nga lufta e Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Vetëm tri ditë i kishin mbetur Erës për të braktisur atdheun, njerëzit e dashur dhe shumicën e gjërave të saj. Kosova ndodhej në krizë lufte dhe jeta po bëhej gjithnjë më e rrezikshme. Prindërit e saj ikin nga policia serbe dhe nga perspektiva e errët…

Gazetarja e redaktorja e njohur, disa herë e shpërblyer, e njërit ndër mediumet kryesore gjermane, televizionit ZDF, Arta Ramadani, ka provuar veten edhe në roman. Në muajin mars del nga shtypi romani i saj i parë, “Die Reise zum ersten Kuss. Eine Kosovarin in Kreuzberg” (Udhëtimi deri në puthjen e parë. Një kosovare në Kreuzberg) në botim të shtëpisë botuese “Drava”, shkruan meinbezirk.at.

“Në romanin e saj debutues autorja rrëfen për vajzën 15 vjeçe Era, e cila gjatë luftës së Kosovës kërkon një atdhe të ri në botë dhe e gjen atë si fanse e madhe e Madonës në lagjen e njohur multikulturore të Berlinit, në Kreuzberg”, transmeton albinfo.ch.

Vajza e zgjuar jetonte në Prishtinë, dhe, me zemër të thyer u detyrua ta braktiste vendin e përfshirë nga lufta, për të ikur në Gjermani. Atje, pas një fillimi të zymtë në një shtëpi azili, ajo provon të gjejë veten në qarkun e njohur multikulti të Berlinit, në Kreuzberg.

“Vetëm tri ditë i kishin mbetur Erës për të braktisur atdheun, njerëzit e dashur dhe shumicën e gjërave të saj. Kosova ndodhej në krizë lufte dhe jeta po bëhej gjithnjë më e rrezikshme. Prindërit e saj ikin nga policia serbe dhe nga perspektiva e errët. Ata e provojnë që në Berlin të gjejnë një strehë të re, transmeton albinfo.ch. Pikërisht në kohën kur Era kupton gjëra të tmershme mbi historinë gjermane, Gjermania po bëhej shtëpi e saj e re.

FIDANISHTJA

Era dhe prindërit e saj vihen para një sfide dhe kështu Era mëson shpejt ta dojë vendin e ri, në të cilin ka kaq shumë liri dhe mundësi. Në pjesën e larmishme të Berlinit, në Kreuzberg, ajo kërkon vendin e saj në klasë, në rrugë dhe në shtet.

“Era është njëra nga shumë vajzat të cilat gjatë luftës së Kosovës kërkuan shtëpinë e tyre të re në botën e madhe dhe e gjetën”, hkruan ex libris në prezantimin e romanit, transmeton albinfo.ch.

Vetë Arta, që në moshën e saj të adoleshencës kishte moderuar në një radio të rinjsh për të përmirësuar buxhetin e saj të xhepit dhe me atë rast kishte zbuluar pasionin për gazetarinë. E lindur në Prishtinë, e rritur në Mannheim dhe me studime të mbaruara në SHBA, ajo e njeh jetën në mes të kulturave dhe i shijon që të lëvizë mes tyre.

http://www.albinfo.ch/arta-ramadani-vjen-nje-roman-gjermanisht-teme-me-nga-lufta-e-kosoves/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.