Eko Higjiena

Arta Ramadani, nominohet për çmimin gjerman të gazetarisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Arta punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur “Nano” të televizionit gjerman 3sat

Gazetarja e re shqiptare Arta Ramadani që prej disa vitesh punon në televizionet gjermane, është nominuar për çmimin prestigjioz që ndan qeveria e Gjermanisë për kontributet më të mira në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit, “Kausa 2012”. Ajo është nominuar për kategorinë e televizionit, ndërsa çmimi do të ndahet në një solemnitet që mbahet më 5 dhjetor.

Arta punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur “Nano” të televizionit gjerman 3sat.

Uji Dea

E lindur në Prishtinë para 31 vitesh, Arta me prindërit ka ardhur të jetojë në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo ka studiuar për etnologji, politikë, medie dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim.

Karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj “Sunshine Live” dhe ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një voluntariat (praktikë) njëvjeçare në ZDF.

Ndërsa, para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së “Hallo Deutschland”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.