FIDANISHTJA

Arta Ramadani, e nominuar për çmimin alternativ të gazetarisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Emërtimin “alternativ”, njëri ndër iniciuesit e tij, Peter Lokk e definon kështu: “i jashtëzakonshëm, që shfrytëzon rrugë tjera nga ato të modës, i angazhuar, kritik dhe jo populist”.

Gazetarja shqiptare e televizioneve gjermane ZDF/3Sat, Arta Ramadani është bërë e njohur me kontributet e saj në emisionin e popullarizuar “Nano” të këtij televizioni. Vitin 2012 ajo ka qenë fituese e çmimit të parë “Kausa” për gazetare që jep Qeveria gjermane.

Edhe këtë vit Arta është nominuar për një çmim në gazetari. Fjala është për çmimin alternativ gjerman të medieve që ndahet nesër, më 15 maj, në Nürnberg.

Në mesin e 186 emisioneve televizive, radiofonike, artikujve të shtypit dhe të portaleve, një juri ka zgjedhur 30 kontribute. Ato janë ndarë në pesë kategori: televizion/video, shtyp, radio, kritikë mediale dhe internet

Ky çmim jepet për të vlerësuar punën profesionale të kryer nga një këndvështrim i veçantë. Emërtimin e çmimit si “alternativ”, njëri ndër iniciuesit e tij, Peter Lokk e definon kështu: “i jashtëzakonshëm, që shfrytëzon rrugë tjera nga ato të modës, i angazhuar, kritik dhe jo populist”.

Arta Ramadani është vlerësuar me çmimin e parë “Kausa 2012” për gazetari, në kategorinë e gazetarisë televizive. Këtë çmim prestigjioz e ndan qeveria e Gjermanisë për kontributet më të mira në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit.

Hidromorava

E lindur në Prishtinë në vitin 1981, Arta ka ardhur në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo ka studiuar për etnologji, politikë, medie dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim.

Karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj “Sunshine Live” dhe ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një voluntariat (praktikë) njëvjeçare në ZDF.

Ndërsa, para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së “Hallo Deutschland”.

Në televizionet ku punon, ajo ka realizuar edhe emisione speciale për aktualitetin në Kosovë.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.