GRANDEMALL

Arta, premton befasi për publikun

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse ende po shijon suksesin këngës më të re “Nuk prish punë’, këngëtarja Arta Bajrami ka bërë të ditur për Tribuna se tashmë i është futur punës që në treg të vijë me një projekt të ri. Ndër të tjera këngëtarja ka shpalosur edhe shumëçka rreth planeve që ajo ka për këtë sezon verorë.

Këngëtarja e njohur e zhanrit ‘RnB’, Arta Bajrami para pak kohe lansoi në treg baladën e saj më të re e cila titullohet ‘Nuk prish punë’. Këngë kjo që u mirëprit shumë nga publiku. E si duket Arta nuk e ka në plan të stopojë këtu, pasi që në një bisedë për gazetën Tribuna ajo ka bërë të ditur që është duke punuar në projektin e radhës. Sipas saj kjo këngë do të jetë një hit i vërtet veror.

“Jam duke e bërë një këngë të re. Kënga ka me qen zbavitëse. Kjo këngë do të vijë në bashkëpunim me Don Arbas , ndërsa tekstin e kam shkruar vet unë. Tani jam duke punuar në studion ’Arbas sound’ dhe me produksionin ‘Asha’ për realizimin e vidoklipit. Kënga pritet të lansohet nga fundi i muajit maj ose ndoshta edhe në mes të këtij muaji. Shpresoj të përfundoj sa më parë”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës.

Ndërkaq sa i përket titullit të këngës, Arta nuk ka dashur të zbulojë duke shprehur dëshirë që ky detaj të mbetet befasi për publikun. “Titullin e këngës nuk dëshirojë ta bëjë publike. Dua që të jetë befasi për publikun” . ‘Viktoria ka filluar të këndojë opera nëpër shpi’

ARKATANA

E ndonëse jemi në prag të sezonit veror, edhe këngëtarja Bajrami tregon se tashmë është gati. Madje ajo bën me dije se datat e ahengjeve familjare e netëve të ndryshme muzikore i ka të caktuara qysh nga viti i kaluar.

“Verës jam e angazhuar nëpër dasma, nëpër koncerte, e mbrëmje verore. Datat janë të rezervuara qysh nga viti i kaluar”, ka nënvizuar ajo. Ndërkaq në pyetjen se cili vend shqiptar i bën ahengjet më të mira, këngëtarja nuk ka dhënë përgjigje duke mos mundur të veçojë asnjë. “Kaloj mirë gjithkund nuk dua ta ceki asnjë vend. Sinqerisht kaloj shumë mirë kudo që shkoj. Është një ambient i ngrohtë kudo nëpër dasmat shqiptare”.

Ndryshe meqenëse përveç angazhimeve dhe përkushtimit të madh në muzikë e për publik, këngëtarja është nënë e një vajze të vogël e cila sipas Artës ka filluar që tani të tregojë talent për muzikë. “Viktoria e do muzikën shumë, ka filluar të këndojë opera nëpër shtëpi”, ka thënë për fund këngëtarja, duke na bërë kështu me dije se vajza e saj si duket nuk e ka të njëjtën shije me të ëmën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.