Mobi Casa

​Arta: Nuk ia shtrij dorën askujt, nuk kam konkurrencë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka deklaruar në mënyrë sensacionale se ajo nuk mendon që ka konkurrente dhe se nuk ia shtrin dorën askujt. Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka treguar se martesa nuk ndikon aspak në karrierën e saj.

Madje thotë se ka përkrahjen e familjarëve dhe sidomos të bashkëshortit për t’u dukur ekstravagante në skenë.

E pyetur nëse mendon se është ende në maje, ajo thotë se nuk ka konkurrencë.

Hidromorava

“Sa i përket muzikës, nuk besoj që kam konkurrencë. Kam munduar të sjell hite, por jo të degradoj në tekste për të bërë këngën më pompoze. Kam dashur që muzika të pëlqehet nga njerëzit”, theksoi Arta Bajrami.

Këtë vit Arta ka pranuar se ka startuar të këndojë edhe në dasma, për shkak se thotë që ka më shumë të holla dhe që ka pasur kërkesa nga fansat për këtë.

Ndryshe ajo konfirmoi se është duke punuar edhe në albumin e ri, që Arta thotë se do të jetë shumë veror. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.