Arta, nominohet për “Revelations 2013”

Aktorja nga Kosova, Arta Dobroshi, vazhdon me sukses karrierën e saj ndërkombëtare në aktrim.
Dobroshi është nominuar për “Cesar Awards”, në kategorinë per artisten e re më të mirë “Best Newcomer” për rolin në filmin “Trois mondes” .Ajo është përfshirë në listën e 16 aktoreve femra që hyjnë në kategorinë “Revelations 2013”, që ka kuptimin e aktorëve të rinjë që premtojnë më së shumti.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Cesar Awards, që konsiderohen edhe si “Oskari francez” do të mbahet më 22 shkurt të vitit 2013.Kritikët e vlerësojnë Artën si kandidate të fortë për të fituar, pasi është bërë e njohur me rolin e saj të fuqishëm në “Heshtja e Lornës”.
Në “Trois mondes”, qe ka qenë i nominuar edhe në Festivalin e Filmit në Kanë, Dobroshi luan përkrah aktorëve të njohur francez si Clotilde Hesme e Adèle Haenel.