Arta Muja, e arta e Gjermanisë
Ajo është zgjedhur femra më e bukur e tokës në Gjermani. Arta Muja, e cila javë më parë u shpall “Miss Earth Germany” do të përfaqësojë Gjermaninë në “Miss Erth” që do të mbahet më 29 nëntor në Filipine. Arta është 25 vjeçe, e lindur në Mitrovicë ndërsa prej moshës së fëmijërisë jeton në Gjermani. Bukuroshja e cila prej vitesh merret me modelim, kohën e lirë e kalon duke pikturuar dhe duke u marrë me sport. Në intervistën dhënë për “albinfo.ch”, Arta tregon për pjesëmarrjen në Filipine dhe për karrierën e saj në fushën e modelimit.
albinfo.ch: Arta, ju jeni “Miss Erth Gjermania”. Si ndiheni për këtë titull veçanërisht si shqiptare?
A. Muja: Jam e nderuar që unë si shqiptare do ta përfaqësoj shtetin e madh të Gjermanisë në Filipine. Është vërtet një ndenjë e mrekullueshme që më është dhënë mundësia të mbaj titullin e Miss Earth (Miss Toka). Ky nuk është vetëm një titull për bukurinë, por më shumë për të ngritur vetëdijesimin për mjedisin ku jetojmë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse unë kam vendosur për të konkurruar në këtë spektakël.
albinfo.ch: Si arritët ju që të dilnit fituese?
A. Muja: Para disa javësh ka qenë i hapur votimi në gjithë Gjermaninë, dhe në mesin e 500 kandidatëve arrita të shpallesha fituese.
albinfo.ch: Kush ishte personi i parë që të uroi për fitore?
A. Muja: Motra ime, është ajo e cila gjithmonë më shoqëron nëpër aktivitete të mëdha.
albinfo.ch: Cilat kanë qenë sukseset tuaja të deritashme si modele?
A. Muja: Prej shtatë vitesh punoj si modele. Kam pas fatin të punoj për dizajnerin tim të preferuar, Roberto Cavalli. Gjithashtu jam njohur edhe me shumë kompani të tjera me të cilat kemi pasur bashkëpunime. Përmes punës sime kam pasur fatin që të vizitoj shumë vende dhe të njoh njerëz interesantë dhe të ndryshëm.
albinfo.ch: Javë më parë ishit në Vjenë. Ishit për vizitë apo për punë profesionale?
A. Muja: Ishte vizitë për punë profesionale. E kisha një fotosesion në Vjenë për “Miss Earth”, gjithashtu edhe kemi diskutuar për detaje me drejtorin kryesor të spektaklit.
albinfo.ch: Çka ju pëlqen më së shumti në trupin tuaj?
A. Muja: Më pëlqejnë këmbët e mia.
albinfo.ch: Çka mund të presim nga ju gjatë vitit sa do të jeni “Miss Earth Germany”?
A. Muja: Gjatë këtij viti unë do të bëj më të mirën për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe do të mundohem që ta mbështes Kosovën në të gjitha aktivitetet e mia.
albinfo.ch: Cili është qëllimi juaj në “Miss Earth”?
A.Muja:Qëllimi im është të fitoj vendin e parë, por për këtë kërkoj edhe mbështetjen e të gjithëve. Spektakli do të mbahet më 29.11 në Filipine.
albinfo.ch: Në “Miss Earth” do të jetë edhe përfaqësuesja nga Kosova, Kaltrina Neziri. Njiheni së bashku?
A. Muja: Personalisht jo, por, mezi po pres të takohemi në Filipine, si me Kaltrinën ashtu edhe me përfaqësuesen e Shqipërisë.
albinfo.ch: Cila është ngjarja që të ka mbetur më së shumti në kujtesë?
A. Muja: Para tri vitesh kisha një aksident me veturë dhe aty kam vërejtur se jeta kalon më shpejt se sa që e mendojmë. Për këtë arsye, mendoj se duhet ta shijojmë sa më mirë dhe sa më gëzueshëm secilën ditë të jetës sonë.
albinfo.ch: Çfarë bëni jashtë profesionit si modele?
A. Muja: Kam punuar në një bankë, dhe do të isha ende aty duke punuar sikur mos të filloja të merresha me modelim. Puna, udhëtimet dhe angazhimet e shumta nuk na lejojnë të kemi edhe ndonjë punë tjetër me orar të plotë.
albinfo.ch: Një vajzë si ju, e bukur dhe me titull “Miss Earth Germany”, a mund të jetë pa të dashur?
A.Muja: Po pse jo. Unë nuk kam të dashur.
albinfo.ch: Nga çka frikësoheni?
A.Muja: Nga merimangat.
albinfo.ch: Cila është ëndrra juaj që dëshironi ta realizoni?
Martesa në Maldive.
Arben Gjinaj
box
Kam punuar edhe me Roberrto Cavallin
Prej shtatë vitesh punoj si modele. Kam pas fatin të punoj për dizajnerin tim të preferuar, Roberto Cavalli. Gjithashtu jam njohur edhe me shumë kompani të tjera me të cilat kemi pasur bashkëpunime. Përmes punës sime kam pasur fatin që të vizitoj shumë vende dhe të njoh njerëz interesantë dhe të ndryshëm./albinfo.ch/


