UBT

Arta: E bëjë më së miri

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami, ndonëse e angazhuar rreth risive që do t’i sjellë pas festave të fund vitit, ka treguar për Tribuna se tashmë i është përveshur punës në albumin e saj më të ri, i cili sipas saj do të ketë risi të pa para deri tani në vendin tonë.

Ndonëse ende po shijon suksesin e këngës më të fundit, këngëtarja Arta Bajrami ka treguar se i është përveshur punës që në fillim vit të vijë me risi në publik. Ajo ka thënë për gazetën Tribuna se përveç një singli të ri që do ta publikojë pas festave, i është përkushtuar maksimalisht punës rreth albumit të saj më të ri. “Jam duke punuar në një këngë të re e cila do të lansohet pas festave bashkë me videoklip.

Ndërsa pastaj do t’i përvishem punës për të sjellë në treg një album. Planifikoj që kah sezoni i verës të dal me album”, ka thënë Arta në fillim të bisedës, duke shtuar se ajo njihet si këngëtare e albumeve.

“Unë njihem si këngëtare e albumeve. Tërë kohës fansat e mi kërkojnë nga unë albume, dhe jo vetëm këngë por album. Ndoshta edhe pse i kam mësuar ashtu. Unë gjithmonë kam punuar një vit në album, një vit kam lansuar një single, ndërsa tani kanë kaluar dy vjet që nuk kam ardhur me album të ri, që nga albumi i fundit ‘Egzotic’. Po e shoh që ka ardhur koha të punoj për një të ri”.

Premton risi të papara deri tani

Eco Higjiena

Ndërsa flet për albumin pasues, Bajrami ka zbuluar që do të përmbajë risi të cilat nuk kanë qenë ndonjëherë në tregun tonë. “Do të jetë një album i gërshetuar me rryma të reja të muzikës që nuk janë dëgjuar më parë në vendin tonë. Producenti im Don Arbas është i përkushtuar maksimalisht në albumin tim edhe unë bashkë me të. Tani jemi në pritje të një oferte të një produksioni i cili do të na e besojë punën dhe do ta merr përsipër lansimin në shitje”, ka treguar këngëtarja. Arta ka theksuar se pjesë e albumit do të jenë edhe shumë bashkëpunime interesante. “Do të ketë edhe bashkëpunime në album dhe atë shumë interesante. Do të ketë bashkëpunime të rrymës RNB por edhe të asaj ‘Folk- modern’. Faktikisht këto janë edhe dy zhanret që i bëj unë e për të cilat njihem në publik. Ky është stili im”.

Ndërsa sa i përket sukseseve të projekteve të reja, këngëtarja Bajrami është shprehur shumë e kënaqur.

“Jam shumë e kënaqur edhe me këngët që i kam punuar tani. Kënga në bashkëpunim me Kreshën është shumë e mirë. Është një këngë urbane e kompletuar. Tamam ‘RnB’ e pa komercializuar. Tash shija e njerëzve tek ne është përzier, ka shumë që e kanë bastarduar muzikën. E rëndësishme është që unë kur bëj ‘RnB’ e bëj atë që e kam bërë gjithmonë. E kam bërë e para edhe e bëj më së miri. Por kohëve të fundit kam kënduar edhe ‘Folk’, kam pas edhe balada të suksesshme, ndërsa në’ RnB’ kam qenë e fokusuar më shumë kur kam qenë tinejxher. Ndërsa tani po këndoj nga të gjitha nga pak”. E kur flet për festat e fundvitit, Bajrami ka treguar se do të mund ta shohin vetëm në xhirimet e Produksionit Eurolindi.

“Do të jem vetëm tek Eurolindi. Tek produksionet tjera nuk kam shkuar, vetëm aty. Do të jem me këngën e ‘Bomshell’ dhe ‘Femër tipike’”./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.