UBT

Arta Dobroshi – kryetare e Komitetit selektues të Kosovës për OSCAR

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qendra Kinematografike e Kosovës ka themeluar komitetin selektues i cili kryesohet nga aktorja kosovare me famë botërore Arta Dobroshi, e njohur për filmin Heshtja e Lornës.

Anëtarët e tjerë janë regjisorja Blerta Zeqiri fituese e Sundance Film Festival, dramaturgu kosovar Jeton Neziraj, kuratori dhe artisti Albert Heta, dramaturgia dhe gazetarja Jeta Xharra, aktori Alban Ukaj si dhe kameramani Sylejman Kllokoqi, njofton kumtesa nga QKK..

Komiteti do të bëj përzgjedhjen e filmit më të mirë që do të jetë kandidati kosovar për çmimin Oscar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj.

United Hospital

Kryesuesja Arta Dobroshi me këtë rast është shprehur: “Ky është moment historik për popullin e Kosovës. Kjo është hera e parë në historinë tonë që kemi mundësi të nominojmë një film për Oscar. Ndihem shumë e nderuar që jam presidente e komitetit selektues nga Kosova. Shumë urime Kosovë.”

Ndërsa Drejtori i QKK-së, Arben Zharku tha: “Jam shumë i lumtur që kemi arritur të kemi një përbërje të tillë të komitetit selektues. Njerëz të cilët në fushat e tyre kanë treguar suksese të jashtëzakonshme.”

Propozimin kosovar që do ta bëj komiteti selektues pas datës 20 shtator, do të promovohet në SHBA përmes European Film Promotion në të cilën Qendra Kinematografike e Kosovës është anëtare.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.