Arta Dobroshi, kontratë në Hollywood?

Aktorja shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi, ka aluduar se ajo mund të ketë marrë një ofertë nga shtëpitë e mëdha filmike amerikane, pas vizitës së saj të fundit në Los Angeles.
Protagonistja e filmit “Heshtja e Lornës” që ka fituar shumë çmime të respektuara ndërkombëtare ka rrëfyer për revistën franceze Cafebel mbi jetën dhe karrierën e saj, duke bërë një aludim shumë të fortë për të ardhmen.
“Ndoshta, por tani është bërë globale kjo punë. Kohët e fundit kam qenë në Los Angeles dhe kam mundur të shoh gjërat nga afër”, ka thënë Arta e pyetur nëse është më shumë e lidhur me Amerikën se me Evropën.
Mbetet të shihet nëse e ardhmja e aktores Arta Dobroshi do të jetë po aq e suksesshme sa vitet e fundit, ku ajo ka qenë pjesë e festivaleve të mëdha filmike.
Së fundmi Arta Dobroshi ka qenë edhe pjesë e protestave të mëdha kundër korrupsionit dhe keq qeverisjes në Kosovë. /Telegrafi/