Eko Higjiena

Arta Cakiqi në finalen e “Miss Zvicra Qendrore”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arta Cakiqi është e vetmja shqiptare që merr pjesë në spektaklin e bukurisë të “Miss Zvicrës Qendrore 2014”. Për pjesëmarrjen e saj në këtë garë ajo flet eksluzivisht për “albinfo.ch”.

Bukuroshja Cakiqi e cila jeton në kanton Shvic (Schwyz), është 21 vjeçare, ndërsa vjen nga Podujeva e Kosovës. Për “albinfo.ch” Arta tregon se është shumë e gëzuar që është pjesë e kësaj finale, ndërsa thekson se kjo është pjesëmarrja e saj e parë në një spektakël të bukurisë.

“Që në vegjëli kam dashur të jem pjesë e organizimeve të tilla, sot jam në Top 10 finaliste dhe mund të them se ia kam arritur qëllimin”, ka thënë ajo. Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 19 korrik të këtij viti në Pilatusmarkt në kantonin e Lucernit.

FIDANISHTJA

Studentja e cila shkollohet për kualiifikim komercial për pasuri të patundshme, ndihet shumë e lumtur që si shqiptare të ndikoj ënë imazhin sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.

“Kjo është një dëshmi që edhe ne shqiptarët mund të dalim të parët në botë. Me këtë pjesëmarrje dua të ndikoj në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër”, ka thënë ajo për “albinfo.ch”.

Arben Gjinaj