ARKATANA

Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka shprehur mllefin e saj për gjendjen aktuale të hapësirave përreth liqenit të Badovcit, duke e cilësuar atë si një fenomen të dëmshëm për natyrën.

Me një postim të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram, ajo i bëri thirrje mediave dhe publikut që të përkushtohen më shumë për mbrojtjen e këtij vendi të bukur.

“Pas këtyre mbeturinave të tmerrshme, fshihet një mrekulli natyrore: liqeni i bukur i Badovcit,” shkroi Arta, duke theksuar se natyra e pastër është e rrezikuar nga papastërtitë që po akumulohen në këtë zonë.

Ajo theksoi se mbajtja e pastërsisë mjedisore nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një pasqyrë e varfërisë kulturore që mbretëron në shoqërinë tonë.

Eco Higjiena

“Mbajtja e pastërsisë mjedisore s’ka të bëj me varfërinë ekonomike në të cilën ndodhemi si shtet, por ka të bëj me varfërinë kulturore. Ne jemi të varfër në tru”, shtoi artistja, duke e vënë theksin te rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e ambientit.

Për të ilustruar gjendjen e keqe, Arta i bashkëngjiti shkrimit të saj një video direkte nga vendi i ngjarjes, e cila shfaqte mbeturinat dhe pasigurinë mjedisore që po rrezikojnë bukurinë natyrore të liqenit.

Kjo video u postua në InstaStory, duke sjellë vëmendjen e ndjekësve dhe duke i bërë ata të reflektojnë mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.