Hidromorava

Arta Bajrami nuk iu ndahet albumeve: Publikut tim do t’i sjellë plot këngë të reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.

Përkundër viteve dhe karrierës afatgjatë, ajo vazhdon të jetë një trend dhe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për muzikën e saj.

E njohur për diskografinë e saj gjigante, Arta duket se është sërish gati që t’i befasojë fansat me një album të ri.

Këtë e konfirmoi vet ajo në një prononcim të shkurtër për Telegrafin, duke theksuar se për realizimin e albumit ka zgjedhur bashkëpunëtorë të ndryshëm.

Mobi Casa

“Jam duke punuar në albumin tim të ri me këngë të reja në studion ‘Arbasound’. Ndërsa sa i përket teksteve po bashkëpunoj me emra si: Mithat Sadiku, Endrit Mumajesi, Ellinel, e disa të tjerë”, tha Arta Bajrami për Telegrafin.

E njëjta potencoi se albumi është në realizim e sipër dhe se pritet që shumë shpejt të jetë gati në duart e publikut.

“Albumi është në proces e sipër. Këto ditë kam realizuar edhe një set fotografik me fotografin Erijon Vllahiu, në stilin ‘old school’, ‘street style’ dhe hip-hop, e me ç’rast kjo mund pak a shumë t’ju jap edhe ide se çfarë mund të pritet në albumin tim të ardhshëm”, tha tutje këngëtarja Bajrami për Telegrafin.

Arta përndryshe njihet si këngëtare e albumeve pasi ka plot të tilla në sirtarin e saj, të cilat mbajnë vulën e producentit Don Arbas, i cili njëherësh është edhe vëllai i saj dhe njihet si kompozitor i cili ka bashkëpunuar me një mal emrash të suksesshëm të estradës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.