Mobi Casa

Arta Bajrami: Linjat bëhen perfekte, siç bëj unë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ajo ka katër vite që është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë vajzën Viktoria e pas katër vitesh, këngëtarja duket super në formë.

“Nëse je e kujdesshme në palestër, ushqim, trupi bëhet perfekt, unë nuk e kam arritur akoma trupin që dua e shpresoj shumë shpejt me ushtrime dhe dietë ta përmirësoj në atë shkallë që e dua’’, ka filluar bisedën për Panorama këngëtarja e njohur Arta Bajrami.
Më tej ajo ka folur edhe rreth projekteve muzikore duke u shprehur e kënaqur me suksesin e albumit të saj të fundit.

Mobi Casa

“Për mua një album është i suksesshëm kur fansat ndahen të kënaqur. Albumi është pëlqyer, aq sa fansat e mi nuk mund të bëjnë zgjedhje mes këngëve që i duan me videoklip. Prandaj deri më tani kam realizur katër videoklipe dhe deri në fund të vitit do të bëj edhe tre të tjerë. Thjeshtë fansat po kërkojnë videoklipe për të gjitha këngët”, ka shtuar tutje këngëtarja duke treguar edhe arsyen pse jeton në Kosovë e jo në ndonjë vend tjetër.

“Momentalisht jam në Kosovë, sepse kam obligime rreth karrierës, por edhe dua që vajza të shkollohet në gjuhën shqipe. Më vonë ajo mund të vendosë se ku do të vazhdojë shkollimin. Sa për fëmijën e dytë, realisht do të ishte mirë ta bëja edhe një djalë (bën edhe vajzë kuptohet). Por momentalisht nuk ka asgjë në horizont. Të jesh nënë është ndjenjë e mrekullueshme, por ka edhe përgjegjësi të mëdha. Dhe kur ti, krahas obligimeve në karrierë, obligimeve si grua e dikujt, ke edhe një fëmijë që kërkon përkujdesin tënd 24 orë, më besoni që linjat e trupit vijnë vetvetiu se nuk ngopesh dot me gjumë, lëre diçka më shumë. Pra dieta më e mirë për mua është të qenurit nënë”, ka thënë Arta duke paralajmëruar edhe videoklipin e pestë me radhë për këtë vit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.