Uji Dea

Arsyetohet zyrtari financiar: Kemi trashëguar borxhe

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kritikave të këshilltarëve i’u përgjigj zyrtari i kryesor financiar Naser Hashani, ai tha se dallimi me periudhën e kaluar është se tani shtëpia e komunitetit prej këtij viti është në kompetencë të komunës dhe janë shtuar shpenzimet, si edhe disa borxhe janë të trashëguara nga viti kaluar, si ai i shpenzimeve të rrymës, ndërsa kur foli për investimet kapitale, tha të gjitha nuk janë përfshi në raport sepse disa projekte ende nuk janë përfunduar, sa i përket shpenzimeve të përgjithshme krahasuar me vitet e kaluar kemi rënie të shpenzimeve në disa kategori si: Derivate, mbushje telefonike, dreka zyrtare etj, ndërsa për të gjeturat e auditorit jashtëm, kemi marr masat e nevojshme që nga takimi me kryetarin jemi caktuar një komision për këto rekomandime dhe disa nga ato rekomandime vetëm janë eliminuar të tjerat do të eliminohen me kohë.

Në seancën e sotme të kuvendit Komunal të pikat e propozuara për rendin e ditës u aprovuan, seancën e udhëhoqi kryesuesi Bajram Dërmaku, në seancë morën pjesë Drejtor të Drejtorive komunale, Zyrtar Komunal, OSBE dhe Shoqëri Civile, të gjitha pikat tjera u miratuan nga këshilltarët e kuvendit komunal përveç informatës nga Drejtoria e Arsimit e cila u shty për seancën e radhës.

Gjatë shqyrtimit të pikave në dy pati diskutime më tepër :Shqyrtimin e raportit gjashtë mujor kryetarit për buxhetin Janar- Qershor, si dhe për raportin e auditimit të përgjithshëm për pasqyra vjetore financiare të Komunës së Kamenicës për vitin 2015.

Disa delegat të opozitës i kishin disa vërejtje për rritje të shpenzimeve në disa kategori dhe në investime kapitale.

Eco Higjiena

Kritikave të këshilltarëve i’u përgjigj zyrtari i kryesor financiar Naser Hashani, ai tha se dallimi me periudhën e kaluar është se tani shtëpia e komunitetit prej këtij viti është në kompetencë të komunës dhe janë shtuar shpenzimet, si edhe disa borxhe janë të trashëguara nga viti kaluar, si ai i shpenzimeve të rrymës, ndërsa kur foli për investimet kapitale, tha të gjitha nuk janë përfshi në raport sepse disa projekte ende nuk janë përfunduar, sa i përket shpenzimeve të përgjithshme krahasuar me vitet e kaluar kemi rënie të shpenzimeve në disa kategori si: Derivate, mbushje telefonike, dreka zyrtare etj, ndërsa për të gjeturat e auditorit jashtëm, kemi marr masat e nevojshme që nga takimi me kryetarin jemi caktuar një komision për këto rekomandime dhe disa nga ato rekomandime vetëm janë eliminuar të tjerat do të eliminohen me kohë.

Këshilltarët votuan në parim draft rregulloren për kushtet e mbajtjes së qeneve dhe maceve dhe mënyrën e veprimit në rast të bastisjes ose humbjes së tyre e cila është sponsorizua nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, poashtu u aprovua dhe propozim vendimi për formimin e komisionit për organizimin e zgjedhjen e këshillave lokale, si dhe kërkesa e Rabit Krasniqit për ndihmë financiare për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë.

Informata e drejtorisë së arsimit lidhur me përfundimin e vitit shkollor 20015/16 u shty për seancën e ardhshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.