GRANDEMALL

Arsyet se pse duhet ta konsumoni ftoin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Ftonjtë janë të pasur me vitaminë C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë të dobësohen si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.Ftoi i mbushur me vitamina

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B 17, e cila ka efekt antikancerogjen.

Ftoi paraqitet si një bombë e vërtetë vitaminash.

Ai përmban vitaminë C, provitaminë A, vitamina B1 dhe B2.

ARKATANA

Nga mineralet, më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor.Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra.

Aq sa ftoi është një frut shërues, po aq janë edhe farat dhe gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij kurueseFtoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera.

Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat janë në shije të bajameve të hidhura pa erë.

Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditëve të pjekjes së plotë. Duhet të ruhen në vende të thata me ajër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.