RCCOLA

Arsyet pse uji me limon është aleati më i mirë i bukurisë dhe shëndetit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

​Uji me limon është edhe aleati më i mirë i bukurisë dhe shëndetit.

Janë të shumta vetitë kurative të tij, ndaj është mirë që të jetë gjithnjë i pranishëm në tryezë, sepse:

Ndihmon tretjen

Lëkura e limonit të zier duke i shtuar dhe disa pika lëng limoni ose thjesht ujë të ngrohtë është me të vërtet shumë e shëndetshme për tretjen. Nëse e keni tepruar me ushqimin është mire ta konsumoni këtë lëng te vaket do te shihni rezultatet.

Rrit imunitetin

Është e kot të listosh të gjitha të mirat e vitaminës C me të cilën limoni është i pasur, ujin me limon është mire ta pini menjëherë sapo e shtrydhni për të mos humbur agjentet aktiv.

Mbron në mënyrë shumë efikase nga sulmet e ndryshme por edhe nga sëmundjet sezonale.

Është antibiotik shumë i mirë natyror

Nëse jemi ftohur përdorimi i ujit me limon ndihmon kundër acarimit të fytit dhe për ta larguar atë sa më shpejt edhe ne këtë rast është mirë që uji të jetë i vakët.

Është antioksidant

Fal përmbajtjes se antioksidanteve ne këtë agrume, uji me limon është një sistem shumë i mirë për të parandaluar radikalet e lira, përgjegjës kryesor për plakjen e lëkurës.

Edhe anti-inflamator

Mobi Casa

Falë acidit citrik, uji me limon mund të reduktojë nivelin e acidit urik, që mund të çojë në zhvillimin e inflamacioneve të ndryshme.

Përmirëson metabolizmin

Nuk ju dobëson, por të pini gjysmë gotë ujë me limon çdo mëngjes, ndihmon për të rizgjuar metabolizmin.

Hidraton dhe pastron lëkurën

Në sinergji të plotë me ujin që përdorim, limoni shton efektin pastrues dhe hidratues të ujit. Një trup i hidratuar është me i shëndetshëm edhe lëkura përfiton shumë të mira sepse uji me limon pastron mbetjet e qelizave të vdekura se bashku me toksinat.

Freskon frymëmarrjen

Keni ngrënë shumë? Të pini pak ujë me limon, ndihmon për të dezinfektuar menjëherë gojën dhe eliminon aromat e ushqimeve.

Ndihmon sistemin nervor

Përmbajtja e potasit ne limon është një ndihmë e madhe për të ruajtur të shëndetshëm sistemin nervor dhe për të ndihmuar aktivitetin fizik por edhe atë cerebral.

Zëvendëson efektin e kafeinës

Provoni të zëvendësoni kafen e mëngjesit me një limonadë të tillë, pra ujë me lëng limoni. Do të keni të njëjtin efekt “zgjimi” dhe energjie, për të filluar ditën sa më mirë.