Uji Dea

Arsyet pse kemi marramendje Arsyet pse kemi marramendje

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shpesh herë ju ndodh që gjithçka që ju rrethon, rrotullohet dhe ju nuk dini përse.

Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se marramendja mund të jetë tregues i një problemi madhor.

Sipas ekspertëve, marrja e mendve shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje ankthin, aneminë, plakjen apo infeksionin në vesh. Disa shpjegime gjenden më poshtë:

Ankthi – Nëse përveç marramendjes keni edhe shqetësime të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.

Eco Higjiena

Tension i ulët gjaku – Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë.

Plakja- Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm, nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.

Anemia – Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë, e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet, pasi nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak. Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.

Infeksion në vesh – Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit.