Arsyet pse duhet konsumuar qepën më shpesh

Qepa është e pasur me shumë substanca, si squfuri, që është përgjegjës për aromën saj, epo ashtu janë shumë të shëndetshme edhe për ruajtjen e shëndetit. Nga qepa kemi shumë dobi dhe jua paraqesim disa prej tyre.

ËSHTË E RËNDËSISHME PËR SISTEMIN KARDIOVASKULAR

Substancat e squfurit parandalojnë trashjen e gjakut dhe formimin e trombëve. Pos kësaj, ul nivelin e kolesterolit të keq dhe triglicirideve në gjak, si dhe përmirësojnë funksionimin e membranës së qelizave të kuqe të gjakut. Qepa mund të parandalojë edhe disa sëmundje të zemrës.

NDIKON MIRË NË SHËNDETIN E ESHTRAVE

Studimet kanë treguar se qepa mund të ndihmojë në ruajtjen e dendësisë së eshtrave dhe mund t’ju ndihmojë femrave gjatë menopauzës, të cilat e humbasin këtë dendësi. Femrat që kanë kaluar menopauzën, me konsumimin e përditshëm të qepës mund ta pakësojnë rrezikun nga thyerja e ijëve.

SHËRON INFEKSIONET

Qepa është e shëndetshme në luftë kundër infeksioneve. Antioksiduesit që gjenden në qepë luftojnë infeksionet, duke parandaluar oksidimin e acideve yndyrore në trupin e njeriut.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).