KKVITI

Arsyet pse çdo mëngjes duhet të pini lëng karote

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në detin e ushqimeve moderne dhe suplementeve dietale harrojmë në ushqimin bazë, të cilin secili duhet ta ketë në shtëpi. Karota është njëra prej tyre. Ja çfarë ndikimi ka në organizmin tonë, shkruan “Zëri.info”.

Forcon sistemin imunitar
Kjo është shumë e rëndësishme për sezonin e viruseve. Përveç ushqimit të shëndetshëm, gjumit dhe sportit mund të pini edhe një gotë lëng karote, në të cilën ka shumë vitaminë C, të cilën trupi nuk është në gjendje ta prodhojë.

Përmirëson shikimin

Gati të gjithë e dinë këtë dhe kjo është e vërtetë: vitamina A nuk është vetëm një antioksidues i fuqishëm, por edhe një burim i fuqishëm i ushqimit për sytë. Mungesa e vitaminës A shkakton verbim të natës.

Përmirëson gjendjen e lëkurës

Falë vitaminave A dhe C lëkura shërohet më shpejt, prodhohet më shumë kolagjen, ndërsa qelizat bëhen më të shëndetshme.

RCCOLA

Ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut

Nëse vuani nga hipertensioni lëngu i karotës përfundimisht do t’ju ndihmojë. Kaliumi ndihmon në largimin e efekteve negative të kripës dhe e mban shtypjen e gjakut nën kontroll. Kaliumi është gjithashtu i mirë për zemrën, shkruan më tutje “Zëri.info”.

Ndihmon te problemet me stomakun
Lëngu i karotës mund t’ju ndihmojë nëse keni probleme me fryrjen e stomakut: zvogëlon sasinë e gazrave dhe promovon tretjen normale.

Zvogëlon kolesterinën
Përveç shtypjes së gjakut, lëngu i karotës ndihmon në mbajtjen e nivelit normal të kolesterinës, çka ka veprim të dobishëm në shëndetin e tërë trupit. Nëse nuk ju pëlqen shumë karota në formë lëngu hani karota të freskëta, pasi edhe ky opsion nuk është aspak më i keq. Por lëngun e karotës mund ta përdorin me drithëra të preferuara dhe kështu ta hani shujtën e plotë të mëngjesit.

Vitaminat: A, B6, K,
Proteinat: 0,9 g,
Mineralet: Biotin, potasium. /Zëri