Eko Higjiena

Arsyet përse detyrimisht duhet ta konsumoni lëngun e domateve

/ 2 minuta lexim

Lëngu i domateve përmban shumë veti shëruese dhe përbërës. Nëse e pini rregullisht, do të ndjeni shumë veti të dobishme për shëndet.

PËRPLOT ME VITAMINA

Lëngu i freskët i domateve është burim i shkëlqyeshëm për vitamina A e C. Me konsumimin e rregullt të lëngut, do të parandaloni sëmundjet që lidhen me shikimin, do të forconi sistemin imun dhe shëndetin e dhëmbëve dhe të eshtrave do ta keni të fortë.

UL KOLESTEROLIN

Shkaku i mënyrës së konsumimit jo të mirë të ushqimit, gjithnjë e më shumë njerëz kanë telashe me kolesterolin në gjak. Lëngu i domateve është i pasur me fibrat që e rritin nivelin e kolesterolit të mirë derisa ulin atë të keqin.

Mobi Casa

HEQIN HELMET NGA ORGANIZMI

Për fat të keq, trupi ynë është deponi e helmeve dhe aditivëve, që i marrim përmes ushqimeve. Domatja përmban kalorinë dhe squfur që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe veshkave. Për këtë fakt, domatet detoksojnë trupin.

STIMULON PUNËN E ZORRËVE

Miliona njerëz nëpër botë kanë probleme me zorrët. Nëse edhe ju keni probleme me lëvizjen jo të duhur të zorrëve, lëngu i domateve ndihmon. Kjo do të thotë se tretja do të jetë më e lehtë dhe se nuk do të vuani nga kapsllëku.

(Kosova Sot)