Fundamenti

Arsyeja pse Shqipëria renditet në dhjetë vendet e botës që duhen vizituar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Shqipëria është renditur ndër 10 vendet kryesore në botë që duhet vizituar sivjet. Përpos detit, Shqipëria përmban edhe atraksione të tjera.

Në jug të Shqipërisë, zhvillohen aktivitete të ndryshme turistike, në kuadër të të cilave janë edhe “River Hajking” dhe sporti i popullarizuar i “Raftingut”. Të dyja këto sporte janë tejet atraktive dhe në kanionet e Osumit dhe lumit Vjosa ofrojnë adrenalinë të vërtetë.

Për të kuptuar më shumë për bukuritë, traditat, kanionet magjepsëse dhe mikpritjen në Berat, Skrapar dhe Përmet, ndiqeni reportazhin nw vazhdim.

Të kesh vizituar vetëm bregdetin shqiptar, do të thotë se nuk e njeh mirë Shqipërinë.

Bregdeti është perla, porse nuk mund të thuhet se është e tëra që mund të gjendet në Shqipëri.

Një udhëtim drejt jugut, do të mjaftonte të krijoni një përshtypje tjetër për atë që quhet Shqipëri.
Mes kulturës, traditës dhe bukurive arkitekturore do të gjendeni po shkuat në Berat.
Kalaja është destinacioni kryesor. E në të ndodhet edhe muzeu historik, Onufri.

ARKATANA

Nëse keni kaluar një ditë të mirë duke vizituar Beratin, bëhuni gati për aventurën e radhës.
“River Hajking” është sporti më i popullarizuar i anës.
Poshtë kanioneve dhe përgjatë rrjedhës së lumit, përjetoni emocionet që i ofron vetëm lumi i Osumit.
‘Albania Rafting Group’ përkujdeset për organizimin e ekspeditës suaj.

Mbrëmjet nuk janë të zakonshme në këtë rajon. Muzika tradicionale dhe rakia e njohur e Skraparit ia shton shijen udhëtimit tuaj.

Disa kilometra më larg, në qytetin e Përmetit, ju pret aventura e radhës.

Lumi Vjosa është atraksioni tjetër. Këtu bëhet rafting dhe eksplorimi i lumit zgjat 2 deri në katër orë të ditës. Për të kapur adrenalinë dhe për të shijuar në maksimum eksperiencën, preferohen muajt prej marsit deri në nëntor.

Për gjithë të interesuarit, Albania Rafting Group është organizata që mund t’i drejtoheni pasi që organizon ekspedita të ndryshme, varësisht prej kërkesave të turistëve.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.