ARKATANA

Arsye përse duhet të konsumoni më shumë fruta deti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Arsyet i gjeni të shpjeguara më poshtë në këtë artikull.Frutat e detit ulin rrezikun e atakut në zemër

Sëmundjet e zemrës kanë një prevalencë të lartë në vendin tonë. Ekspertët thonë se konsumi i bollshëm i produkteve të detit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Sipas tyre, ngrënia e produkteve të detit, përfshirë peshku dhe frutat e detit, një ose dy herë në javë ul rrezikun e vdekshmërisë nga këto sëmundje me 36%.

Burimi më i mirë i vitaminës D

Njeriu e merr vitaminën D kryesisht falë ekspozimit në diell por produktet e detit janë ndër burimet më të mira ushqimore të kësaj vitamine.

Për pasojë, frutat e detit dhe produktet e tij në përgjithësi rekomandohet të konsumohen rregullisht jo vetëm në verë por edhe në dimër.

Cilësia e gjumit

Konsumi i tre racioneve me produkte deti në javë besohet të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe funksionet e trurit.

Mobi Casa

Kjo, sipas ekspertëve, i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3.

Azma tek fëmijët

Një studim danez ka zbuluar se nëse fëmijët konsumojnë rregullisht peshk dhe fruta deti janë më pak të rrezikuar nga azma.

Sipas studimit, fëmijët që nisin konsumin e produkteve të detit dhe veçanërisht peshkut kur janë 12 muajsh janë 36% më pak të rrezikuar nga azma.

Frutat e detit për shëndetin e trurit

Ngrënia e peshkut dhe frutave të detit në mënyrë të rregullt përmirëson shëndetin e trurit.

Acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek këto produkte përmirësojnë kujtesën dhe funksionet ditore të trurit.

Peshqit më të mirë për shëndetin janë: salmon, sardelet, peshku ton, trofta dhe skumbria. Frutat më të shëndetshme të detit janë: gocat e detit dhe fruta të tjera me guackë, oktapodi, kallamari, karkaleci i detit dhe midhjet./AgroWeb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.